Naçi: Janë mbledhur 7 mln euro, do të shkojnë për ata që kanë nevojë
Filantropi Elvis Naçi thotë se janë mbledhur 7 milionë euro nga donacionet dhe paratë do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ku mbetën 51 persona të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Ditën e djeshme Naçi ka qenë së bashku me kryeministrin Edi Rama në Thumanë në një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti ku është shprehur se nëse 7 milionë euro që janë mbledhur nga donacionet e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm nuk mjaftojnë, i ka kërkuar kryeministrit që pjesa tjetër të mbulohet nga buxheti i shtetit.
Në Thumanë po vijon puna për të bërë gati gjithçka për ndërtimin e banesave të qytetarëve të cilëve iu shembën nga tërmeti 6.4 ballë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
