Mungesa e praktikës në universitet, hallkë e këputur për tregun e punës
Çdo vit mijëra studentët diplomohen në Universitetin e Gazetarisë. Të shumtë janë të rinjtë që rezultojnë të jenë të papunë. Ndër arsyet kryesore është moskryerja e praktikës sipas nevojave dhe standardeve. Shpeshherë mungesa e praktikës të studentëve bën të kenë mospërshtatje me kërkesat e tregut mediatik. Të sapodiplomuarit pranojnë se e kanë gjithnjë e më vështirë të sigurojnë një vend pune veçanërisht kur bëhet fjalë për sektorin privat, të cilët pothuajse në çdo konkurs theksojnë se prioritet kanë ata kandidatë të cilët kanë përvojë pune. Ndërkohë mundësimi i laboratorit të praktikës nga fakulteti i gazetarisë për gjatë viteve studimeve do ti afronte ata më tepër me tregun e punës. Pozitivi.org ka intervistuara dy studentet që sapo kanë mbaruar bachelor-in në universitetin e Tiranës në degën e gazetarisë, Sibora Demaj dhe Aurela Geca. Të dyja pranojnë se kohëzgjatja e praktikë së ofruar nga universiteti ka qënë vetëm 3 muaj.
Sibora Metaj studentja e gazetarisë tregon që gjatë 3 viteve të studimit ka bërë vetëm 3 muaj praktike pranë Radio Televizionit Publik Shqiptar. Ndërsa nënvizon që vetëm 3 muaj ajo e ka të vështirë konkurrencën në tregun mediatik.
Po ashtu studentja tjetër Aurela Geca pas praktikës 3 mujore nga universiteti, i është ofruar për të qëndruar në praktikë me një periudhë kohore 1 vit e gjysëm. Ajo thekson se shtyllat mbështetëse që do të ndihmonin studentët të përgatiten për tregun mediatik, përveç teoris që marrin në bankat e universitetit, që është baza, nevojiten edhe më shumë praktika. Por duhet që dhe vetë studentët të jenë më shumë përfshirës.
Ky material është realizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e organizatorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Kongresit Rinor Kombëtar apo Bashkisë Tiranë.
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
