Moment magjik mes imituesit të Presleyt dhe fanses së moshuar në karrocë me rrota
Sapo ta shikoi jemi të bindur se do të bini në dashuri me këtë video prekëse kur një imitues i Elvis Presley iu drejtua një gruaje të vjetër muajin e kaluar.
Në këtë video kaq dashamirëse të publikuar nga agjensia e lajmeve Caters, imituesi i Elvis, me mikrofon në dorë, këndon këngën e tij “Nuk mund të të ndihmoj të biesh në dashuri”.
Në fillim, këngëtari me shaka preku kokën e një klienti pa flokë, më shumë për zbavitjen e klientëve të tjerë. Pastaj e kthen shikimin tek gruaja e ulur karrocë me rrota.
Klienti i Walmart, Don Luper nxorri shpejt telefonin e tij në mënyrë që të filmonte këtë shkëmbim te magjishëm. “Dukej sikur zonja ishte kthyer pas në kohë dhe po këndonte këngët e vetë mbretit. Padyshim ky moment bëri ditën e saj. Klientet e tjerë rreth meje nuk mund ta besonin çfarë po shihnin. Ata dukej sikur ranë në dashuri në moment”, tha Luper për Caters.
“Kjo eksperiencë më bëri të mendoj sa ajo ishte një fanse e Elvisit. Më kujtoi se sa shumë adhuruesit e tij e donin kur ai ishte gjallë dhe performonte në koncertet e tij. Kjo tregon se dashuria e tij edhe sot e kësaj dite ka mbetur tek fansat e tij “, thotë Luper.
Pasi mbaroi filmimi, Presley i dha shallin blu gruas, e puthi në faqe dhe e falënderoi për momentin magjik.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
