Mësuesja që luftoi mentalitetin e zonës në vitet 80′
12/04/2019 Shpërndaje

Mësuesja që luftoi mentalitetin e zonës në vitet 80′

Drande Gjoni është 61 vjeç. Ajo është mësuese e edukimit fizik prej 30 vitesh. Nënë e dy djemëve dhe gjyshe e plot nipërve dhe mbesave, Drandja ka thyer dikur tabu. Në vitet ’80, ajo hoqi dorë nga veshjet tipike të kohës për gra, dhe mësimin e edukimit fizik e jepte vetëm me tuta sportive. 61 vjeçarja kujton se, i është dashur shumë të luftojë me mentalitetin e zonës(Zadrimë të Lezhës), e cila nuk pranonte lehtë që femrën ta shihte të veshur me pantallona, simbol mashkullor.  Jo vetëm kaq, por mësuesja e re, bindi asokohe prindërit e fshatit t’i lejonin vajzat e tyre, të vishnin kilota kur luanin volejboll.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.