Mësuesja frymëzon nxënëset të bëjnë dhurata me dorë për nënat e tyre
Sot të gjithë mësuesit dhe nxënësit kanë festuar. Trëndafila dhe dhurata të vogla të bëra me dorë kanë qenë simbol i kësaj dite, për t’u shprehur mirënjohjen të gjithë arsimtarëve që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë, në përcjelljen e dijes dhe formimin intelektual të çdokujt. Pas festës së mësuesit për të cilën nxënësit kanë mbajtur edhe koncerte në shkollë, të entuziazmuar kanë filluar të mendojnë dhe për festën e nënave që është me 8 mars, ditën e nesërme.
Pozitivi.org mëson se një orë e veçantë, për të përgatitur dhurata me dorë për nënat e tyre është zhvilluar ditën e sotme në një shkollë në Tiranë. Në Medresenë e Tiranës, vajzat kanë bërë kartolina dhe dhurata të vogla me dorë, duke u bashkangjitur shprehje që ua dedikojnë nënave. Kjo ide ka lindur nga zysha e anglishtes e cila është frymëzuar nga vajzat e saj të cilat i kanë bërë një dhuratë të tillë. Siç shihet, në fotot e mëposhtme janë disa nga kartolinat e realizuara nga vajzat gjatë orës së anglishtes, ku kanë shkruar dedikime të sinqerta dhe kaq të ndjera për nënat.
“Ishim në nje orë të veçantë me klasën kujdestare dhe zyshën kujdestare të anglishtes. Duke qenë se vajzat e vogla i kishin bërë dhuratë kartolina të bëra me dorë, zysha mendoi qe të bënim edhe ne nxënëset te njejten gje për nënat tona. Gjatë orës së mësimit filluam të realizojmë kartolina brenda të cilave shkruajtëm dedikime speciale”, tha një nxënëse e klasës 11 C për Pozitivin. Fotot janë marrë nga pozitivi.org.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.













