Merr oferta pune nga bota, Dreni i “lutet” qeverisë ti japë mundësi në vendlindje
12/02/2018 Shpërndaje

Merr oferta pune nga bota, Dreni i “lutet” qeverisë ti japë mundësi në vendlindje

Papunësia është në shifra të larta si në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos te të rinjtë. Një prej tyre është dhe Dren Gashi, i cili ka studiuar në Universitetin “Westminster”, në Londër. Dreni edhe pse ka mbaruar studimet në një universitet prestigjoz, madje është zgjedhur një nga më të dalluarit në drejtimin e inxhinierisë së ndërtimtarisë ndër 100 studentë në “Westminster”, në vendin e tij nuk i është ofruar asnjë mundësi pune. Në vendin e tij s’ka pasur ndërsa në shtete të tjera i janë ofruar mundësi mira, megjithëse Gashi i refuzoi sepse do të kontribuojë në vendlindje.

Ndaj Gashi me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dëshiron t’u bëjë thirrje udhëheqësve të shtetit, me anë të këtij postimi në rrjete sociale. “Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta, Unë dua të kontribuoj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemrën edhe mendjen. Punoni për popullin e shkretë, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karriget e juaja të mallkuara. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun”, ka shkruar ai mes të tjerash.

Postimi i Drenit:

Të dashur miq,
Edhe një herë si vitin e kaluar u zgjodha studenti më i dalluar në drejtimin e inxhinierisë së ndërtimtarisë ndër 100 student të tjerë të këtij fakulteti në Ëestminster University. Por ky është vetëm fillimi …
Disa ditë më parë më ofruan bursë në një Universitet tjeter në Londër për të vazhduar studimet në ingjinieri Civile . Por ky është prap vetëm fillimi …
Mora oferta pune në Londër dhe pres të tjera gjithandej jasht Kosoves. Edhe ai do të jetë vetëm fillimi …
Ajo që po mundohem të them është se Kosova jonë e dashur po humb dita ditës të rinj ambicioz, e që janë çels i sukseseve të shteteve të zhvilluara perendimore. Ky është fakt i gjallë, ja unë jam ekzemplar !
E ky nuk është një fillim i mbarë për Kosovën. 10 vite pavarsi, dhe pushteti ka krijuar Çernobil politik. Ka dëbuar në mënyrë pasive të rinj e punëtor në shtete tjera të cilat po rekrutojnë mendjet e reja dhe të ndritura Kosovare.
Të dashur udhëheqës të shtetit,
Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta, Unë dua të kontriboj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemren edhe mendjen. Punoni për popullin e shkretë, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karrikat e juaja të mallkuara. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun.
Sidoçoftë nëse e lexoni këtë shkrim, ndaluni dhe mendoni, ne kemi një shpresë, ajo është rinia e cila me anë të vullnetit të mirë sjell përparim. Shprëndajeni këtë shkrim dua që ta lexojnë të gjithë ata që i thonë vetës patriot ! ! !
Faleminderit familjes për përkrahjen.
Faleminderit zotit që më jep shpirt.
Faleminderit Kosovës që një ditë do të jetë vendi më i zhvilluar në Ballkan. ( optimizëm )
Tash po e qkyej një pulë tNandosit si vetshperblim për arritjen time ë, e rruges për n’shpi do lexoj gorillat që si pamë …
Urime 10 vjetori pak ma heret

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.