Mentor Kikia: Gazetar bëhesh vetëm kur ke shkelur terrenin
31/08/2022 Shpërndaje

Mentor Kikia: Gazetar bëhesh vetëm kur ke shkelur terrenin

Ju keni tashmë një përvojë shumë të gjatë në universitet, çfarë keni parë të rëndësishme për zhvillimin e studenteve?

Për hir të së vërtetës jo të gjithë studentët që përfundojnë gazetarisë bëhën gazetar dhe kjo është normale, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre i drejtohen këtij auditori thjeshtë për faktin që ishte një nga degët që ju doli, apo një nga degët që plotësuan kriteret. Megjithatë dua të theksoj një fakt që vitet e fundit ka pasur një interes më të ulët nga ana e studentëve për të përfunduar apo për të ndjekur kualifikimet e mëtejshme si gazetar të rinjë si gazetar të së ardhmes. Por gjithsesi duhet të të konstatoj një fakt që është optimist dhe frymëzues ajo pjesë e vogël e studentëve që i drejtohen gazetarisë, I drejtohen terrenit të gazetarisë, i drejtohen këtij profesioni janë të formuar mirë. Janë të pajisur me dëshirën me vullnetin për ta bërë këtë profesion dhe ky është një lajm shumë i mirë për studentët e gazetarisë. Pasi në fund të fundit jo të gjithë ata që studiojnë gazetari bëhen gazetar.

Ku mendoni se universitetet duhet të fokusohen më shumë që studentët e tyre të jenë një produkt i gatshëm për tregun e punës?

-Universitetet u janë gjithmonë borxhli studentëve. Kjo padyshim është një lloj aksiome cuditërisht në Shqipëri, por jo vetëm në Shqipëri studentët kanë handikapë të mëdhenjë në formim në lidhjen e teorisë me praktikën. Se ku duhet të fokusohen më shumë universitet që studentët të jenë produkt i gatshëm për tregun e punës, janë domosdoshmërisht si formimi teorik ashtu dhe edhe ai praktikë. Një student është i detyruar të ketë një formim të përgjithshëm të konsiderushëm ndryshe nga një specialist i fushës së inxhinjerisë i cili duhet të jetë i fokusuar në profesionin e tij thjeshtë teknik. Një gazetar duhet të ketë formim të përgjithshëm të nevojshëm, përndryshe, ai herët a vonë do të shfaqë hantikapët e tij të formimit dhe do të dalë zbuluar në mënyrën e trajtimit të një cështje, në mënyrën si bën pyetjen, në mënyrën si ngre një investigim. Ndaj nëse do të përmblidhja përgjigjen do të thoja që duhet që të rinjtë që i drejtohen fushës së gazetarisë, fakultetit të gazetarisë, do duhet të jenë të pajisur me një formim të përgjithshëm. Do duhet të punojnë vazhdimisht për ta zgjeruar këtë formim të përgjithshëm dhe nuk asnjë rrugë tjetër për të ia arritur kësaj përvecse të lexuarit. Ndërsa vetë universiteti duhet të punojë më shumë edhe në aspektin teorik, pasi aspekti praktikë nuk arrihet brënda kuadrit të universitetit. Por është një fushë që ushtrohet gjatë gjithë jetës derisa cdo gazetar ta ushtrojë këtë profesion.

A krijojnë universitetet habitatin e mjaftueshëm për praktika e studentëve me median në mënyrë që pas mbarimit të studimeve, studentët të jenë më afër tregut të punës?

Universitetet sot konkretisht ai i gazetarisë, lë për të dëshiruar së i përket gërshëtimit të praktikës me teorinë. Do duhej që studentët e gazetarisë të ushtroheshin në një media të posacme pranë fakultetit të tyre. Ata duhet të ushtrojnë profesionin duhet të punojnë, duhet të trajnoheshin por në fakt nuk e kanë këtë mundësi. Ende infrastruktura e fakulteteve dhe universiteteve tona në fushën e gazetarisë janë modeste dhe nuk mund të themi që i garantojmë një përgatitije të mjaftueshme që ai të jetë i gatshëm për në tregun e punës. Megjithatë doja të theksoja sado që fakultet të kishin infrastrukturë përgatitje, të kishin media të posacme në të cilin studentët e gazetarisë të ushtroheshin të punonin ata asnjëherë nuk do të ishin të gatshëm për në tregun e punës sepse të bërit gazetar është një profesion që arrihet me kohën. Nesë një student, një i ri merr diplomën e gazetarit ai nuk është bërë gazetar. Sikundër në shumë profesione por vecanarisht në profesionin e gazetarisë. Gazetarë bëhët vetëm kur ka shkelur terrenin , kur ka ecur, kur ka takuar njerëz, kur ka ngritur rrjetin e burimeve të tij, kur ka mësuar të identifikojë se cfarë është lajmi, të thellohet, të investigojë atëherë mund të themi që është bërë gazetar. Por jo dhe vetëm me marrjen e diplomës.

Sa të lidhura janë universitetet me media të ndryshme për praktikën gjatë studimeve që duhet të zhvillojnë studentët?

Një nga cështjet që mendoj që është një hantikap i madh në përgatitjen e studentëve të gazetarisë në Shqipëri është marrëdhënia e fakultetit të gazetarisë e departamentit të gazetarisë me mediat. Mediat janë gati hermetike përballë sudentëve të gazetarisë. Do të ishte ndryshe, mediat do duhej të ishin të hapura. Dyert e televizionit do duhej të ishin ta hapura për studentët. Studentët do duhej të ishin të akreditura për televizionet. Për të ushtruar praktikat e tyre, për të punuar bashkë me gazetarët që janë aktualisht në gazetari. Ka qënë një gjë të cilën unë e kam kërkuar vazhdimisht, kudo ku kam punuar. Dua ta theksoj që u kam dhënë mundësi studentëve të gazetarisë të ushtrohen pranë redaksive të ndryshme. Sot unë shikoj me kënaqesi që janë me dhjetra gazetarë të cilët kanë dalë nga këto praktika që unë u kam mundësuar atyre. Është e papranueshme, pajustifikueshme fakti që dyert e televizioneve sot janë të mbyllura për studentët e gazetarisë. Studentët e gazetarisë duhet të ishin të pajisur me fletë-hyrje sipas televizioneve që ata do donin të akreditoheshin. Në mënyre që ata të bashkëjetonin, të rriteshin bashkë me lajmin. Të kuptonin se cfarë është lajmi, se cfarë është ngjarja. Të kuptonin se si zgjidhet lajmi dhe se si ndërtohet. Nëse ata nuk do të shkelnin në redaksitë të live-ve atëherë nuk do të kenë kurrë mundësi të rriten profesionalisht. Ata përballen gjithmonë me një pyetje kur shkojnë të kërkojnë punë pasi diplomohen, cfarë eksperience ke… Dhe pyetja që unë ngre vazhdimisht është… Ku do ta krijoj eksperiencën një gazetar i ri. Nëse dyert e televizioneve apo të medias kanë qënë të mbyllura për të. Ndaj ky nëse mund të shërbej si apel unë kam një apel për të gjithë mediat. Hapeni dyert për të gjithë studentët të gazetarisë. Hapeni dyert për ata që duan të aftësohen profesionalisht. Është e vetmja mënyrë që në të kemi gazetar të rinjë të aftë. Gazetar i ri i aftë nuk bëhësh thjeshtë me shkollë. Bëhësh duke u ushtruar në terren. Por nëse ne i mbyllim dyert e praktikës për studentët ata nuk do të kenë kurrë se kurrë të ushtrohen.

A është gati një student i degës së gazetarisë për tregun e punës pas mbarimit të studimeve?

Sic e theksova dhe më lart diplomimi nuk nënkupton që je bërë gazetar. Marrja e diplomës konfirmon aftësimin teorik, nëse do ta quajmë kështu. Ndërsa gazetari e vërtetë bëhët në terren. Është e pamundur që aftësitë gjatë ushtrimit të profesionit në terren të mund ti përfitosh në auditoret e universiteteve. Sepse në fund të fundit ka shumë element që përbëjnë profesionistin e medias. Mënyra se si një gazetar ngre rrjetin e tij të burimeve, pa të cilin ai nuk mund të punojë , mënyra se si ai krijon infrastrukturën e bashkëpunëtorëve të tij për të nxjerrë lajmet nga institucionet, për të krijuar mundësinë e investigimit. Të gjitha këto nuk mund të mësohen në shkollë. Këto ngrihen gjatë ushtrimit të detyrës. Këto ngrihen gjatë ushtrimit të profesionit dhe do kohen e tij për ti ngritur ato. Sepse nuk ngrihen vetëm mbi bazën e dëshirës që mund të ketë një i ri apo një e re. Por ngrihen mbi bazën e aftësive profesionale të punës së tij. Një burim pranë një institucioni që të jetë i besueshëm ai duhet të ketë besimin te gazetari. Dhe gazetari duhet ta ketë krijuar këtë besim me punën e tij. Pra është një gjë që arrihet muaj pas muaj dhe vit pas viti. Duhet të kalojnë vite që një gazetar të stazhinohet dhe të ketë rrjetin e tij të burimeve në dhënien e lajmit. Ndaj mendoj që faza e diplomimit është vetëm faza e parë e derës që gazetari i ri të mund të futet në këtë profesion.

Cilat organizime apo zhvillime të tjera mund t’i ndihmojnë studentët të aftësohen shpejt profesionalisht?

Së pari është fakulteti, është celulua bazë nga ku student i gazetarisë merr njohuritë teorike dhe pjesërisht praktike. Pastaj janë mediat. Media e ka për detyrë të krijoj një mjedis të favorshëm për të rinjtë që studijnë gazetari dhe duan të bëhen gazetar. Jo organizata të ndryshme që punojnë me projekte që punojnë për aftësimin professional të studentëve. Kanë në fakt disa zhvillime positive në këtë drejtim, ku një apo dy projekte të mbështetura nga ambasada amerikane kanë mundësuar ndihmën ndaj gazetarëve të ri apo studentëve të gazetarisë që duan të aftësohen në praktikë. Duke u dhënë atyrë mundësinë atyre që të punojnë në prodhimin e telereportazheve, apo reporatzheve të shkruara. Janë shoqata gazetarësh të cilët në fakt nuk kanë atë rolin që duhet të kenë në Shqipëri, por që mendojë që nëse do të supërtohen dhe këto do të luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e një mjedisi favorizues dhe mbështetës për kualifikimin e gazetarëve të ri.

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.