Mediat franceze nuk rreshtin së promovuari perlat e turizmit shqiptar
Mediat franceze nuk rreshtin së promovuari bukuritë e nayrës shqiptare. Një artikull dedikuar turizmit të vendit tonë, duke u ndaluar konkretisht në disa zona është publikuar së fundmi në gazetën “Open minded”, gjë të cilën e bën të ditur kryeministri Edi Rama në facebook.
“Këtë verë të gjithë në Shqipëri!”, kështu shkruan në titull gazeta franceze”.
Postimi i kryeministrit:
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për Shqipërinë turistike, botuar në mediat franceze.
Artikulli i mediave franceze:
* * *
KËTË VERË, TË GJITHË NË SHQIPËRI!Shqipëri, destinacioni i ruajtur jashtë rrugëve të rrahura … dhe nga turistët!
Ajo rimon me Kroaci, por ky destinacion është ende më pak turistik (për momentin) prandaj shkoni për një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një pasuri dhe diversiteti peizazhesh të jashtëzakonshme për të dashuruarit e natyrës, relaksit në plazh, dhe të fshatrave të vegjël. Pak e njohur mes turistëve, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës sa nuk është tepër vonë!
Tirana
Me rrugët e gjera dhe ndërtesat imponuese të periudhës komuniste, kryeqyteti Tirana, shumë larg së kthyeri në të kaluarën, shpërthen në ngjyra dhe shpalos më të mirat e saj me rënien e natës, kur vjen ora për të festuar!Berati
I njohur ndryshe dhe si qyteti i 1001 dritareve, Berati është një nga qytetet më të vjetra në trashëgiminë e UNESCO-s.Gjirokastra
Shtëpi prej guri të një stili të shkëlqyer osman në këtë tjetër qytet të klasifikuar nga UNESCO.Korça
I quajtur ‘Parisi i Vogël’ për praninë e trupave franceze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe dyqanet e vogla të stilit francez, ky qytet është gjithashtu i njohur në të gjithë vendin për birrarinë e Korçës, e cila organizon një festival birre çdo vit në muajin gusht.Saranda
Ky stacion turistik bregdetar, veçanërisht i çmuar nga turistët shqiptarë, është ndalesa e përkryer për një pushim të merituar plazhi.Dhërmiu
Fshati i qetë në një shpat mali me ujra të mrekullueshëm turkuaz dhe që ofron gjithashtu mundësinë për të kombinuar, në të njëjtin vend, malin dhe detin.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
