Mbahet ekspozitë për mbretëreshën Geraldinë në Hungari, Princ Leka zbulon detaje
20/10/2017 Shpërndaje

Mbahet ekspozitë për mbretëreshën Geraldinë në Hungari, Princ Leka zbulon detaje

Mbrëmjen  e djeshme, Muzeu Kombëtar në Budapest ka organizuar një ekspozitë në nder të mbretëreshës Geraldinë, në të cilën kanë marrë pjesë disa personalitete të ndryshme, ndër to i pranishëm edhe Princ Leka.

Kjo ekspozitë mësohet se është organizuar nga Ambasada Shqiptare në Hungari dhe Muzeu Kombëtar në nder të mbretëreshës së parë shqiptare Elisabet. Ka qenë një organizim mjaft dinjitoz, kështu ka shkruar Princ Leka, i pranishëm në këtë ekspozitë.

Princ Leka në faqen e tij zyrtare, nëpërmjet një statusi ka bërë të ditur realizimin madhështor të kësaj ekspozite, teksa ka falenderuar Muzeun Kombëtar të Budapestit dhe Ambasadën Shqiptare në Hungari.

“Muzeu Kombëtar në Budapest organizoi mbrëmë një ekspozitë në nder të Mbretëreshës Geraldine, Trëndafilit të bardhë të Hungarisë. Falenderoj Muzeun dhe Ambasadën Shqiptare në Hungari për këtë super organizim, pjesëmarrjen e personaliteteve të nderuar dhe pritjen dinjitoze që bënë!”, shkruan Princ Leka.
     

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.