Maturantja shqiptare gjeni në shkencë
08/09/2017 Shpërndaje

Maturantja shqiptare gjeni në shkencë

Maturantët kanë mbyllur një kapitull të rëndësishëm në jetë, finalizimin e viteve të gjymnazit për të hedhur më pas hapin tjetër, që është zgjedhja e profesionit që do të ushtrojnë përgjatë gjithë jetës.

Tashmë prioritet për maturantët në këto ditë është regjistrimi në fakultet. Si ç’do vit edhe për vitin 2016-2017 është shpallur maturantja më e mirë në Shqipëri dhe ajo është Ekida Zefi.

Maturantja më e shkëlqyer për këtë vit quhet Ekida Zefi, e cila ka studiuar si nxënëse në “Naim Frashëri” në Durrës. Ajo ka fituar shumë olimpiada dhe ka dëshirë që të fillojë për degën Mjekësi e Përgjithshme.

Vajza nga Mirdita e cila ka dalë me notat më të larta në provimet e maturës. Në një intervistë për Top Channel ajo ka rrëfyer se është më shumë e apasionuar pas lëndëve shkencore. Edhe pse maturantja më e mirë, rezultatet i ka pritur në ankth si të gjithë bashkëmoshatarët.

Qëndrova në ankth gjithë ditën dhe kur pashë që isha renditur e para u ndjeva shumë e emocionuar”, tha Ekida. Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer, notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.