Maturanti shqiptar del i pari në Greqi
Rahman Lumi, është maturanti shqiptar që ka triumfuar në provimet panhelenike në Greqi. Ai ka dalë i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.
Suksesi i tij ka bërë jehonë edhe në median greke pasi ka thyer një rekord në sistemin arsimor grek.
Rahman banon në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë. Suksesi i jashtëzakonshëm është veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar.
Në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5. Këto rezultate janë të rralla.
Vetë studenti është shprehur se nuk ka qenë e lehtë të arrijë këto rezultate. Ka sakrifikuar dhe studiuar shumë, por që në fund gjithë mundi ia ka vlejtur.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


