Maskohet si pacient, i riu propozon të dashurën në spitalin ku ajo punon
Një i ri i shprehu dashurinë e pavdekshme të dashurës, me një propozim për martesë në ambientet e spitalit ku ajo punon.
Leo Biasiuçi kërkoi ndihmën e stafit që të luante rolin e pacientit para se të befasonte të dashurën, Taylor Tamayo, dhe më pas t’i ulej në gjunjë për ti propozuar martesë.
“Taylor dhe unë jemi njohur më shumë se 5 vite më parë, kështu që isha gati për t’i propozuar. Vendosa të bashkëpunoj me disa punonjës të tjerë në spitalin e saj që të planifikoja këtë propozim të madh. Krejt surpriza nisi duke pretenduar se isha pacient”, tha i riu për T & T Creative Media.
Biasiuçi pretendonte të ishte një pacient i sëmurë me emrin “Ëillum Arryme”, ndërsa i afrohet e dashura për ta ndihmuar dëgjojmë frazën “A do të martohesh me mua?”
Atë ditë, e dashura mendonte se Biasiuçi ishte në udhëtim. Por më 20 janar, i veshur si një pacient, Biasiuçi bëri sikur ra nga shtrati dhe në ato momente për ndihmë erdhi Taylor.
Pas emocioneve që përjetoi nga kjo surprizë e bukur, ajo tha po.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
