Mali i Velës, destinacioni për turizmin e aventurës
Mali i Velës është një mundësi për ata që dëshirojnë turizmin e aventurës, ekskursionet, alpinizmin dhe natyrën. Për të zbuluar më shumë lartësitë, alpinizmin, hiking, Lezha ju fton ngrohtësisht për ta vizituar malin e Velës. Për pozitivi.org udhërrëfyesi Turistik njëkohësisht Administrator i Visitlezha.al, Gjergj Figuri zbulon më tepër për malin e Velës në Lezhë.
Ngjitja në malin e Velës në Lezhë është më shumë se ecje në natyrë apo edhe alpinizëm?
Turizmi malor është një mundësi që Lezha po synon ta rivitalizojë. Maja e Veles dhe fshati me të njëjtin emër rrëzë tij e shfaq më së miri këtë veçori. Mali më i lartë në këte zonë, 1170 metra mbi nivelin e detit, po orienton udhëtimin e vizitorëve të apasionuar pas ecjes, hiking apo alpinizëm. Në fakt nuk mungojnë edhe besimtarët katolikë që udhëtojnë drejt majës së Veles pas vendosjes së shtatores së Zojës në pikën më të lartë e ku çdo vit i ngjiten majes se malit per te kryer ritet e tyre.
Ky vend është i pasur me bukuritë e natyrës, cfarë e bën të vecantë dhe pse duhet vizituar mali i Velës?
Udhëtimi drejt majës së Veles gërshetohet edhe me elementë të tjerë natyrorë, elementë kulturorë e historik dhe të gjitha ne Njësinë Administrative të Kolshit, 2 km larg qytetit të Lezhës. Kolshi është një zonë me potencial turistik mjaft të bollshëm. Këtu ka objekte kulti që janë lënë të degradohen, por mundet të rikuperohen dhe banorët po bashkpunojnë për të ndërhyrë në keto objekte kulti. Një vizitor që vjen në këtë zonë, pavarsisht se duket e vogël, mund të plotësojë krejt ditën dhe më shumë duke vizituar objekte të trashëgimisë kulturore dhe monumente të natyrës. Së fundmi në zonë janë vendosur edhe tabela sinjalizuese dhe orientuese, harta që identifikojnë shtegun ndërsa ngjitja drejt majës është shenjuar me bojë që udhëtarët ta kenë me të lehtë ngjitjen.
Maja e Veles po bëhet mjaft e vizitueshme vitet e fundit përshkak te vlerave natyrore që ka. Çdo njeri që mund të marrë rrugën drejt majës së Veles do të ndjehet mjaft mirë. Ka interes të vizitorëve për të dalë sepse natyra është kaq e bukur dhe peisazhi që kundron prej saj mjaft tërheqës. Udhëtimi mund të nisë në këmbë që në rrugën e vjetër Lezhë – Milot, në hyrje të fshatit Manati ose duke udhëtuar me mjete të përshtatshme deri në fshatin Velë e që aty në nisësh ngjitjen. Ky vend ka gjithcka për të qënë e bukur dhe për ta shijuar dhe sigurisht gjithmonë e gjelberuar. Shtegu ka gjëra interesante, natyrë për të eksploruar, histori për të dëgjuar e gojëdhena mitike. Ka një legjendë që flet për një lajthi të madhe që kanë ngrënë në të 12 burra. Gjatë ngjitjes në majën e Veles është një rrugë që të dërgon tek pema qa ashta mbi 500 vjeçare ku thuhet se jane lidhur edhe anije dhe fruti i saj ka qënë shumë i madh. Gojëdhënat thonë se deri në këtë lartësi dikur vinin anijet. Dihet se është një rrënjë lajthie mbi 500 vjeçare dhe shumë interesante. Në majë të Veles peisazhi që shfaqet është shumë i bukur. Të gjithë vizitorët qëndrojne pak kohë të pushojnë para se të kthehen. Poshtë duket fshati Vele e Venit dhe shtëpitë e tij. Këtu duket sikur je në ajër dhe mbushesh me frymë.
Si është jetesa e banorëve të zonës?
Ky është një fshat i vjetër por kushtet e vështira kryesisht për mungesë rruge ka sjellë braktisjen e fshatit. Se fundmi shohim tendencën e banorëve për t’u rikthyer dhe turizmi eshtë faktori i parë. Kjo është një zonë e vogël por afron shumë. Iniciativat e para kanë nisur. Askush nuk e ka menduar se në këtë fshat që po braktisej, dikush do të mendonte ta zhvillonte. Martin Fetaj ka ngritur një biznes të vogël familjar. Prodhimet lokale ai i ka vendosur në funksion të vizitorëve që udhëtojne drejt majës së Veles. Ka shumë vizitorë në këtë zonë dhe kjo i ka nxitur ata që të investojnë. Duke parë që ka interes për produkte lokale, Martin Fetaj ka ngritur një mini restorant me prodhime të familjes së tij. Këtu prodhohet verë, raki dhe produkte të stinës dhe gjithçka natyrale. Duke qënë së në zonë ka edhe gështenja, kjo nuk ka si të mungojë në kërkesat e vizitorëve gjatë stinës së tyre. Anetarët e familjes perfshihen në kuzhinë apo në sherbim e kjo për ta bërë qendrimin e vizitorëve sa me familjar. Çmimet janë sa më të përballueshme pavarsisht se cilësia e tyre natyrale është shumë e lartë. Këto kostoja për një drekë varion nga 1600 në 2000 lek për person. Ka shumë grupe të interesuarish që shkojnë këtu dhe më pas vijojnë drejt majës së Veles. E gjithë zona është e pasur me minerale e bimësi të shumtë. Mareja, dëllinja dhe gështenja nuk mungojnë. Eksploruesit provojnë shijet e tyre. Pasi kanë arritur rreth 800 m mbi nivelin e detit, udhërrefyesi jep gjithmonë shpjegime nga ajo çfarë kanë kaluar për t’i paraprirë pushimit. Gështenjat të joshin, kurse pak ujë i freskët në shtëpitë e vendasve të jep forcë për të vazhduar. Ata që jetojnë akoma në Velë të presin dhe të percjellin duke u lutur që do të rikthehesh. Një ecje e tillë mund të kryhet gjatë ditës në një periudhë kohore prej 3 orë e gjysëm ngjitja e po kaq në kthim.
Cilat janë vështirësitë që ndeshen në ngjitjen e malit të Velës?
Ngjitja është një shteg shumë interesant dhe që do të rrembejë ditën tuaj ndërsa shihni asetet e kësaj zone. Fundi i ngjitjes është më i vështirë. Është një eksperiencë e veçantë. Në majë të malit të Velës, 1170 metra mbi nivelin e detit. Për t’iu ngjitur malit ka disa rrugë, e kjo varet nga natyra e grupit, kërkesat e tij dhe interesi që ata kanë për zonën, kulinarinë, apo shkallën e vështirësisë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
