Luiza Gega shënon tjetër rekord,  kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës
30/09/2019 Shpërndaje

Luiza Gega shënon tjetër rekord, kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

Atleten e njohur shqiptare Luiza Gega e ka ndjekur suksesi i rradhës. Gega arrin të kualifikohet për në finalen e 3000 m me pengesa në Botërorin e Atletikës që ka filluar në Doha të Katarit. Ajo është shqiptarja e parë që kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

Luiza nuk ka shënuar kohën e saj më të mirë të arritur deri më tani, pork a mundur të sigurojë një vend për në finale.

Luiza Gega garoi në baterinë e dytë të kualifikueseve të kësaj kategorie gare, ku atletja shqiptare u rendit në vendin e pestë me kohën 9 minuta 28 sekonda e 32 të qindtat. kaq ishte mjaftueshëm për të siguruar këtë kualifikim.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.