Letra e gruas me kancer emocionon të gjithë, aty shkruan amanetin e fundit
06/10/2018 Shpërndaje

Letra e gruas me kancer emocionon të gjithë, aty shkruan amanetin e fundit

Donacionet dhe aplikimet erdhën pasi një qendër e strehimit të kafshëve shpërndau letrën zemërthyese të një pacienteje me kancer, të shkruar për qenin e saj të dashur. Kërkesa e fundit e gruas ishte të gjejë një strehë të ngrohtë për qenin.

Një qendër strehimi për kafshët kërkoi që dikush të adoptonte një qen me emrin Shell pasi pronarja e qenit vdiq nga kanceri. Kërkesa e fundit e zonjës me kancer ishte gjetja e një shtëpie të dashur për qenin, që e konsideronte si fëmijën e saj.

“Po ju shkruaj sepse më duhet të merrni qenin tim, Shell… Unë kam qenë duke luftuar kancerin për disa muaj dhe nëse po e lexoni këtë letër, e kam humbur betejën. Në këto ditë gjithçka që më shqetëson është çfarë do ndodhë me të. E dua këtë vajzë, është bija ime”, shkruhej në letër.

Posti u shpërnda gati 2,000 herë. Dhjetra njerëz konfirmuan në komentet se plotësonin kërkesat për ta marrë Shell. Më 4 tetor, vetëm tre ditë më vonë, shtëpia e strehimit të qenit konfirmoi se Shell ka gjetur një shtëpi të përhershme.

“Ne kemi një fund të lumtur për historinë tragjike të Shell”, shkruante organizata në një postim. “Si shumë prej jush e dini, ne morëm një letër që na theu zemrën të hënën. Shell erdhi në Stray Rescue pasi pronari i saj vdiq. Pastaj një zonjë e mrekullueshme e pa të domosdoshme ta merrte qenin. Bëri aplikimin dhe mëngjesin e nesërm, ishte këtu për ta marrë. Shell tashmë po shkon në shtëpi dhe ne jemi të nderuar që e kemi përmbushur dëshirën përfundimtare të mamit të saj, e cila nuk është më me ne. Ne premtojmë se premtimi do të mbahet për gjithë jetën”.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.