Ndërrimi i shkolës: Fëmija duhet të dëgjohet!
18/02/2019 Shpërndaje

Ndërrimi i shkolës: Fëmija duhet të dëgjohet!

Kur i nderrojme shkollen femijes, vendimi i femijes ka rendesi? Shpesh te rriturit mendojne se jane ata qe komandojne femijen drejt rruges se duhur nen argumentin se pergjegjesine ne fund e ka i rrituri. Por a eshte e drejte kjo?

Vitet e fundit, ne Shqiperi po verehet nje fenomen i cili po behet gjithnje dhe i shpeshte: nderrimi i kopshteve dhe shkollave me shpeshtesi qe ne moshe te hershme tek femija dhe deri ne mosha me te medha ne sistemin 9-vjecar por dhe me lart.

Sigurisht femija eshte i pafuqishem perballe ketyre vendimeve qe bene prindi, pasi eshte ky i fundit qe paguan, rregullon dokumentacionin, firmos ne fund per shkollen qe do i hap dyert femijes . Femija eshte i detyruar te bindet dhe pse mund te vuaje me dite te tera dhe sipas psikologeve kjo vuajtje dhe mund ta shenjoje femijen me vone duke marre forma te ndryshme te nje trauma te mundshme.

Sipas mesueve te arsimit 9-vjecar si privat dhe ai public, nje femije qe nderron shkolle, nuk e perjeton mire ambientin e ri pasi perballet me nje shoqeri te re qe ka gjasa te mos e mireprese. A mendojne prinderit per kete? Ose me sakte sa e vleresojne prinderit shqiptare ate cka perjeton femija ne nje situate kur i duhet te nderroje mesuesen, shoqerine, ambientin?

Ne pervoja si keto jashte Shqiperise, nderrimi i shkolles eshte nje process qe keshillohet te ndihmohet me nje psikolog. Sot ne shkollat shqiptare ka psikolog, por keta te fundit nuk kerkohen nga prinderit.

Duket se nderrimi i shkolles me shpeshtesi midis viteve si klase te pare, apo klase te katert (ku me se shumti ne kete moshe prinderit i kalojne femijet nga shkollat private ne public), apo klase te shtate.. po behet nje trend, i cili ngren pyetjen: a duhet te degjohet si e mendon femija kete vendim?

Psikologet shprehen se nderrimi i shkolles i vendos ne nje raport te barabarte prinderit dhe femijen, pasi eshte ky i fundit i cili ndjen pasojat te cilat duhet ti menaxhoje ne fund vetem ne nje ambient te ri ku nuk jane prinderit ta ndihmojne. Psikologia Sofiona Lakuriqi, ne shkollen Faik Konica shprehet se ka disa raste qe ka ndjekur ne nderrimin e shkolles, ku mesuesja luan nje rol vendimtar ne menyren se si femija do te pershtatet me klasen e re.

Prinderit te cilet kane nderruar shkollen shprehen se kane punuar me muaj te tere me femijet e tyre duke i pergatitur per kete ndryshim. E perbashketa e femijeve ne reagimin fillestar ka qene nje “jo” e madhe rebeluese, por me pas me biseda te shtrira ne kohe eshte pare se femija zbutet ne reagimet perballe vendimit te prindit.

“Diten e pare” kam qare thote Entela, mamaja e nje vajze 10 vjeçare, te ciles i eshte dashur te kaloje nga shkolla publike ne jo publike ne klasen e dyte. Sipas Enteles, vajza ishte shume e merzitur pasi ishte ndare nga shoqet e saj, dhe ndaj kesaj situate si prinder nuk mund te ishin indiferente.

Psikologia Lakuriqi shpjegon se femija nuk neglizhohet ne kete vendime me idene se eshte ne klasat e para dhe harron shpejt. Femijes i duhet shpjeguar gjithcka. Sipas psikologes vendimi per te nderruar shkollen duhet te vij pasi jane provuar te gjitha menyrat per te permiresuar cfare nuk shkon ne shkollen aktuale qe “vendimi i nderrimit te shkolles te jete zgjidhja e fundit”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.