Lëri pas problemet po vjen “Lumturia e re”, studimi: Arsyeja s’janë paratë
21/10/2017 Shpërndaje

Lëri pas problemet po vjen “Lumturia e re”, studimi: Arsyeja s’janë paratë

Jeta e përditshme na përball me vështirësi pafund. Lajmet e ditës në muajt e fundit kanë qenë shkarimet në administratë, përballjet politike të ashpra mes politikanëve dhe aktorëve të ndryshëm të shoqërisë, ku nuk kanë munguar as akuzat e rënda… nga ana tjetër trafikimi i lëndëve narkotike dhe goditja e grupeve të implikuara. Të gjitha këto raste në ditët e sotme janë në qendër të vëmendjes mediatike, madje kanë shkaktuar ankth, duke e bërë ditën e shumëkujt të errët e të pashpresë. Krahas problemeve personale një shqetësim tjetër janë ato ekonomike.

Mirëpo një teori gjithnjë e në rritje mbron idenë se ne kemi përfituar diçka nga vitet e fundit të errësirës ekonomike, kemi filluar të vlerësojmë disa gjëra tepër të rëndësishme si miqtë, shtëpitë dhe botën ku jetojmë. Por më e bukura e kësaj teorie është fakti se këto gjëra na bëjnë më të lumtur se gjithçka tjetër, pavarësisht ndryshimeve negative.

Siç duket njerëzit janë më pak materialist e më të hapur ndaj botës, këtë e përforcon puna vullnetare që bëjnë, fakti që i bashkohen klubeve të ndryshme dhe kujdesen për mjedisin. Ekspertët besojnë në prova, se njerëzit e kanë kuptuar që lumturia nuk është tek materialja, ndaj s’mund të qëndrojnë në kërkimin të pandërprerë të sa më shumë gjërave materiale. Idea se lumturia nuk qëndron tek zhytja në para, por tek jetesa modeste dhe kthimi i diçkaje tek shoqëria është përcaktuar si një trend edhe nga Grupi i Konsulencës Boston, në një raport të fundit të titulluar Rregulli i Ri Botëror.

Dëshira në rritje për të krijuar lidhje me komunitetin është gjithashtu pjesë e lëvizjes së re, me gjithnjë e më shumë njerëz që përfshihen në klube aktivitetesh dhe punë vullnetare. Këto aktivitete mendohet se ofrojnë një rrjet të qëndrueshëm, i cili përçon lumturi. Numri i njerëzve që bëjnë punë vullnetare u dyfishua nga viti 2007 deri në 2009. Megjithëse ata ende e kanë të vështirë të ndajnë të ardhurat e tyre me të tjerët, Raporti i Shëndetit Botëror tregon se 41% e europianëve planifikojnë të rrisin dhurimet e tyre për bamirësi.

Shifrat e fundit nga Konsorciumi Britanik i shitjeve me Pakicë, tregojnë se shitjet e artikujve të mëdhenj si televizorët e llojit të fundit, tapetet dhe kuzhinat kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas tyre numri i njerëzve që shëtisin vetëm të shohin për kënaqësi në dyqane ëshë rritur me gati një milion. Kjo periudhë është quajtur si fillimi i një lëvizjeje të re të lumturisë.

Nëse paratë nuk iu bëjnë të lumtur atëherë nuk po i shpenzoni si duhet? Kjo është një pyetje të cilës i jep përgjigje, Elizabeth Dunnku thotë se shpenzimi i parave me zgjuarsi mund të jetë rruga që iu çon tek lumturia. Mos bli sende por eksperienca. Përpiqu të marrësh vazhdimisht kënaqësi nga gjërat që bën, në vend të një kënaqësie të madhe, të rrallë. Ndajini paratë me të tjerët, duke i ndihmuar por edhe kur nuk kanë nevojë e tjerë.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.