Lajmet e fundit janë të mira, rritet dashamirësia: Vendet më të lumtura për 2022
Nuk ka vetëm lajme të këqija për njerëzit, por edhe të mira. Dashamirësia po rritet globalisht.
Kështu thotë një Raporti Botëror i Lumturisë. Botimi i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së që bazohet në të dhënat e anketave globale nga njerëz në rreth 150 vende, raporti shqyrton lumturinë në mbarë botën.
Sipas tij kombi më i lumtur në botë është ai nordik. Sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup, Finlanda është vendi më i lumtur në botë për të pestin vit radhazi.
Vendet nordike dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha janë tregues shumë të mirë për sa i përket jetëgjatësisë së shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.
Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë.
Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6. Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë. Izraeli në vendin e 9-të dhe Zelanda e Re përmbyll 10-shen e parë.
Vendet më të lumtura në botë, botimi 2022
Finlanda
Danimarka
Islanda
Zvicra
Holanda
Luksemburgu
Suedia
Norvegjia
Izraeli
Zelanda e Re
Austri
Australi
Irlanda
Gjermania
Kanada
Shtetet e Bashkuara
Mbretëria e Bashkuar
Çekia (Republika Çeke)
Belgjika
Franca
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
