Lajme të fundit/ Oklahoma ndalon abortin: 10 vjet burg dhe 100 mijë dollarë gjobë
07/04/2022 Shpërndaje

Lajme të fundit/ Oklahoma ndalon abortin: 10 vjet burg dhe 100 mijë dollarë gjobë

Parlamenti i Oklaomës, i kontrolluar nga republikanët ndalon abortin në çdo moment të shtatzanisë, përveç se në rastin kur jeta e nënës është në rrezik. Ata që e shkelin këtë ligj rrezikojnë gjobë deri në 100 mijë dollarë, 10 vjet burg, ose të dyja dënimet së bashku.

Oklaoma miratoi një ndalim total të abortit duke i dhënë dritën jeshile një prej ligjeve më të ashpra në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ligji u miratua me 70 vota pro dhe 14 kundër dhe u firmos nga guvernatori republikan Kevin Stit. Ligji pritet të hyjë në fuqi në 26 gusht.

Dënimet për mjekët të cilët kryejnë abortin në të gjitha rastet ku jeta e nënës nuk është në rrezik, dënohen me 10 vjet burg. Nuk është parashikuar ende një dënim për viktimat e përdhunimit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.