Ky sistem ndihmon bashkësitë bregdetare të përshtaten me ndryshimet klimatike në mbarë botën
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) ka nisur një aplikacion dhe infografik në internet për të mbështetur njerëzit që jetojnë dhe punojnë në brigje në marrjen e vendimeve se si të përshtaten me një klimë që ndryshon.
Rritja e popullsisë dhe ndryshimi i klimës po rrisin nivelin e detit, intensitetin e stuhive dhe reshjet. Rrethi i Rrezikut Bregdetar mund të përdoret për të marrë parasysh se si duhet të reagojnë bregdetet e ndryshme. Aplikacioni ofron materiale shkencore dhe të dhëna të klasifikimit bregdetar, në mënyrë që të ndihmojë vendimmarrjen dhe të standardizojë komunikimin e saj në mbarë botën.
Një infografik asiston zonat me më pak të dhëna duke ndihmuar përdoruesit të klasifikojnë vendndodhjen e tyre duke përdorur gjëra të tilla si gjeologjia lokale, baticat dhe rreziqet si përmbytja dhe erozioni. Ai jep 24 mundësi të ndryshme për menaxhimin bregdetar, duke përfshirë stabilizimin e shkëmbinjve.
Dr Lars Rosendahl tha se: “Sistemi mund të përdoret si një gjuhë e plotë bregdetare dhe synon të nxisë veprimin e përshtatjes për 1 miliard njerëz që jetojnë në zonat bregdetare në mbarë botën, duke kapërcyer hendekun mes shkencëtarëve, politikëbërësve dhe publiku i përgjithshëm”.
Kliko tek web app për ta shkarkuar

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
