Ky është vendi më i mirë në botë për të jetuar
Mendoni se nuk jetoni në një vend mjaftueshëm të mirë? Seka nevojë për përmirësime? Epo gjërat nuk janë perfekte askund. Sipas një sondazhi Suedia është vendi më i mirë përsa i përket shërbimeve që ofron në shërbim të popullit. Ky shtet shmang ndikimet e dëmshme që mund t’ju bëhen njerëzve dhe kombit, sipas Indeksit. Në krye të listës renditet edhe Mbretëria e Bashkuar, përsa i përket teknologjisë dhe shkencës. Në këtë vend merren çmimet Nobel, patentat, studimet dhe botimet shkencore e të tjera.
Çdo shtet përpiqet të ketë një kontribut të madh në përmirësimin e jetesës në vendin e tij, mirëpo Islanda ka ndikim në të gjithë planetin. Sipas studimit Islanda kryeson listën për kontributin e saj të përgjithshëm në planet dhe në mbrojtjen e klimës. Një vend i mirë sigurisht është ai që mundet të ketë kontribut të suksesshëm në të mirën e njerëzimit, në çdo aspekt. Disa ia dalin të bëjnë shumë mirë, disa më pak, e të tjera mund t’ju sjellin më shumë të këqija sesa benefite, banorëve të një vendi. Mirëpo sipas studimit Suedia bën më shumë mirë sea keq, krahasuar me disa vende. E rëndësishme është që vendet të bëjnë mirë jo keq. Nëse nuk munden t’ju shërbejnë interesave të popullit, të paktën të mos bëjnë gjëra në kurriz të tyre.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
