Kush janë heronjtë e vërtetë që i bënë ballë përmbytjeve me gomone për të shpëtuar qindra njerëz
Mbrëmë si pasojë e përmbytjeve kanë rezikuar jetën familje të tëra në Kamëz, Shkodër, Fushë-Krujë, Fier e në shumë zona të Shqipërisë. Përballë këtij reziku përpos familjeve të përmbytura kanë qenë dhe forcat që u kanë ardhur në ndihmë, kryesisht Forcat e Armatosura, Emergjencave, Zjarrëfikëse e tjerë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme mësohet se janë angazhuar rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura dhe kanë evakuuar rreth 300 persona. Ata kanë ndjekur hap pas hapi gjendjen në zonat e rrezikuara.
Kujtojmë se në terreni ka qenë mjaft i vështirë dhe në shumë raste i pakalueshëm nga automjetet. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur shumë fshatra, lumi Zezë në Fushë-Krujë doli nga shtrati mbrëmjen e djeshme duke përmbytur 3 lagje. Autostrada Tiranë-Durrës e mbushur në ujë, në të cilën mbetën të bllokur qindra qytetarë dhe automjete, të cilët u nxorrën falë ndihmës së forcave speciale. Incidente dhe situata të tilla janë shumë.
Sakaq mbrëmë një zarrëfikëse u bllokua në 1.5 metër ujë ndërsa po evakuonte 10 banorë në Valias të Kamzës. Mësohet se të bllokuar mbetën dhe 2 punonjës të zjarrëfikëses për rreth 2 orë derisa në ndihmë u erdhën Forcat e Armatosura dhe ekipe të emergjencave. Një lajm tjetër i mirë ka ardhur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila lajmëroi se foshnja 5 muajshe dhe nëna e tij u shpëtuan dhe janë mirë pas ndihmës së dhënë nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale (BMR) në Lixha, Fushë- Krujë.
Jo vetëm kaq, raste ka pasur pafund. Qendrat tregtare në autostradë kanë qenë të mushura në ujë. Të bllokuar ishin rreth 100 njerëz tek qendra tregtare ‘City Park’. Makinat e ushtrisë dhe zjarrfikësve kanë shkuar deri në njëfarë pike për shkak të lartësisë së ujit që arrinte gati 2 metra. Më pas, heronjtë kanë marrë gomonet për të nxjerrë një nga një personat që ishin bllokuar, fëmijët dhe gratë në fillim, më pas të gjithë banorët që janë aty të bllokuar prej më shumë se 8 orësh.
Gjatë gjithë natës kanë qenë në terren për të normalizuar situatën jo vetëm forcat e ndihmës por dhe kryefamiljarë, e njerëz të shtresave të ndryshme, të cilët janë përballur me vdekjen në disa raste.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
