“Të gjitha superheroinat kanë një maskë”, mos e bëni këtë gabim kur t’i shikoni
27/11/2017 Shpërndaje

“Të gjitha superheroinat kanë një maskë”, mos e bëni këtë gabim kur t’i shikoni

Vilma Dule njihet si vajza luftëtare. E ka lënë pas të shkuarën dhe incidentin famëkeq që i ndodhi para 4 vitesh, teksa një i panjohur i hodhi acid në fytyrë. 30 vjeçarja përcjell një histori tjetër të ngjashme me të sajën. Një të enjte tetori ajo takoi Amarildën në të njëjtin spital ku u operua, shumë larg Shqipërisë.

Siç tregon Vilma të dyja ishin të djegura në fytyrë dhe rastësisht të operuara në të njëjtin spital. Pas operacionit atyre u duhet të mbajnë disa maska e për këtë shpesh paragjykohen, përqeshen ose mëshirohen, shkruan Pozitivi. Vilma ka një mesazh për të gjithë. Iu bën thirrje të gjithëve që do të shohin Amarildën të tregohen të sjellshëm dhe të mirëkuptueshëm.

“Arsyeja pse vendosa t’ju shkruaja për Amarildën është sepse ajo tani eshte ulur ne sedilien e nje avioni me destinacion Shqiperine. Me ne fund ajo po kthehet ne shtepi, por me nje maske ne fytyre. Amarilda po kurohet dhe po e ben me shume kurajo dhe force, tha ndër të tjera Vilma.

Sakaq Vilma shkruan se pavrësisht se përballen dhe me njerëz që sillen ndryshe për shkak të shenjave që kanë në fytyrë ose maskës që mbajnë pas operacionit, pjesa dërrmuese e tyre “të buzëqeshin dhe nuk të bëjnë të ndihesh në siklet”. Në fund e mbyll me një mesazh, “dhe mos harro të gjitha superheroinat kanë një maskë. Kjo është e jona”.

Postimi i Vilmës:

Hej Luftetare,
sot dua ‘ju shkruaj per Amarilden.
Nje vajze te re ne moshe por nje luftetare te vertete ne shpirt.

E takova Amarilden nje te enjte tetori, ne korridoret e nje spitali, shume larg nga Shqipëria. Jetet tona u takuan, jo rastesisht, sic bejne ato vijat paralele ne nje pike te perbashket.
Pika jone e perbashket? Te dyja ishim te djegura ne fytyre, dhe si per ironi te fatit ishim operuar ne te njejtin spital dhe nga e njejta kirurge.
Cfare kenaqesie te vecante ndjeva kur fola shqip me te 🙂
Kuptoj, qe per disa prej jush mund te tingelloj e cuditshme kjo qe sapo shkruajta se mund te mendoni qe ndoshta do ishte me mire te takoheshim ne rrethana te tjera dhe jo ne spital, por kjo eshte nje ceshtje tjeter 🙂 😉

Amarilda eshte nje vajze e zgjuar dhe e vendosur, me nje familje te mrekuellueshme, qe fal shume sakrificave arriten ti siguronin opercionet kirurgjikale me te mira.
Ne Europe, mbas cdo operacioni ne fytyre, eshte i domosdoshem perdorimi i disa maskave prej silikoni.
Keto maska nuk perdoren per te fshehur vargat apo shenjat e djegijes. Perkundrazi, kane si objektiv te kurojne lekuren duke shtypur shenjat dhe duke i dhene atyre elasticitet. Une kam 4 vjet qe i perdor keto maska, Amarilda ka vetem nje muaj.

Nuk eshte e lehte te jetosh 24 ore me nje maske ne fytyre.
Eshte akoma me e komplikuar kur del nga spitali dhe i rikthehesh jetes normale. Pasi ne keto momente hasesh me shikimin e te tjereve dhe me reagime nga me te ndyshme.
Disa persona tremben si te kishin pare nje fantazme :-p, disa te tjere te shikojne me meshire, disa te percmojne vetem sepse s’je si ato kinget e instagramit ?, te tjere ti ngulin syte si shigjeta e flasin neper dhembe etj.
Por pjesa derrmuese e njerzve (fatmiresisht 😉 ) te buzeqeshin dhe nuk te bejne te ndihesh ne siklet. 🙂

Arsyeja pse vendosa t’ju shkruaja per Amarilden eshte sepse ajo tani eshte ulur ne sedilien e nje avioni me destinacion Shqiperine. Me ne fund ajo po kthehet ne shtepi, por me nje maske ne fytyre. Amarilda po kurohet dhe po e ben me shume kurajo dhe force. Nese dikush haset me te ne rruge, ne shkolle, ne supermarket apo kudo tjeter uroj te tregohet i sjellshem dhe i mirekuptueshem ndyshe do i kete punet keq me mua :-p

Amarilda te kisha premtuar qe kur ti te ktheheshe ne Shqiperi une do te hidhja ne FB nje foto timen me maske, keshtu qe ti s’do te ishe vajza e vetme shqiptare me nje maske ne fytyre. Te lutem vazhdo kurohu dhe beje me besim sepse cdo gje do te shkoje mire dhe shume shpejt ti do kesh fytyren per te cilen aq shume ke punuar dhe duruar. Ec me koken lart dhe syte para 🙂

Dhe mos harro te gjitha superheroinat kane nje maske.
Kjo eshte e jona

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.