Kursi i këmbimit valutor, rritet Paundi britanik ndërsa Dollari dhe Franga humbasin kuota
17/03/2022 Shpërndaje

Kursi i këmbimit valutor, rritet Paundi britanik ndërsa Dollari dhe Franga humbasin kuota

Paundi britanik ka regjistruar një rritje prej 0.5 pikë këtë të enjte teksa në raport me dje është blerë sot me 145 lekë dhe është shitur me 146.4 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka humbur kuota përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 110.9 lekë dhe shitet me 111.8 lekë.

Monedha europiane ndërkaq nuk ka pësuar luhatje të vlerës këtë mëngjes pasi vijon edhe sot të blihet me 122.5 lekë dhe shitet m e123.2 lekë.

Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 117.5 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. (lexo ketu)

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.