“Kurrë s’do ndaleni së qenuri mami”. 98 vjeçarja shkon të kujdeset për djalin e saj 80-vjeç
01/11/2017 Shpërndaje

“Kurrë s’do ndaleni së qenuri mami”. 98 vjeçarja shkon të kujdeset për djalin e saj 80-vjeç

Kjo histori tregon më së miri se kurrë nuk do të ndaleni së qenuri nënë, pavarësisht nga mosha që keni. Një 98-vjeçare ka shkuar në një shtëpi kujdesi, për të qenë pranë djalit të saj 80-vjeçar. Ada Keating dhe djali i saj Tom janë të pandashëm dhe dëshirojnë të kalojnë kohë së bashku duke luajtur një lojë ose duke parë ndonjë film.

Ata ndajnë një marrëdhënie të veçantë pasi Tom kurrë nuk u martua dhe ka jetuar gjithmonë me Adën. Tom u bë banor në shtëpinë e kujdesit “Moss View” në Liverpool në vitin 2016, sepse kërkonte më shumë kujdes dhe mbështetje. Dhe tani, një vit më vonë, mamaja e tij ka lëvizur në të njëjtën shtëpi për ta ndihmuar të kujdeset fëmijën e saj më të madh, shkruan Pozitivi.

98 vjeçarja dhe djali i saj Tom, 80 vjeç, janë të pandashëm në shtëpinë e kujdesit. Çdo ditë e njëjta gjë ndodh me ta. Ada tregon disa momente të zakonshme të ditës së tyre: “Unë i them natën e mirë Tomit në dhomën e tij çdo natë dhe përsëri unë shkoj dhe i them mirëmëngjes. Duhet  t’i them të zbresë për mëngjes. Kur shkoj tek flokët, ai kërkon për mua derisa të kthehem. Kur të kthehem ai vjen pranë meje me krahët e shtrirë dhe më jep një përqafim të madh. Ju kurrë nuk do ndaleni së qenuri një mami”.

Pas Adës dhe Tom tregon për marrëdhënien e tij me të ëmën që kujdeset për të në çdo moment. “Ne jemi shumë mirë këtu dhe jam i lumtur që e shoh nënën time më shpesh tani që jeton këtu. Ajo është shumë e mirë pasi shikon çdo gjë për mua. Ndonjëherë më  thotë “kujdesu vetë për veten”!

Ada dhe i shoqi, Harry kishin katër fëmijë: Tom, Barbara, Margi dhe Janet. Para se të dilte në pension, Tom ishte një piktor dhe dekorues. Ada ishte ndihmës infermiere në ish Mill Road Hospital. Mbesa e Adës, Debi Higham dhe anëtarët e tjerë të familjes janë vizitorë të rregullt në shtëpinë e kujdesit dhe thonë se janë të lumtur që Ada dhe Tom mund të jenë së bashku përsëri. Mbesa u shpreh se, “Nuk ka gjë që i ndan ata të dy”.

Menaxherja e shtëpisë ku jetojnë, shprehet kështu për marrëdhënien nënë e bir: “Është shumë prekëse kur shikon marrëdhënien e ngushtë të Tom dhe Adës. Është shumë e rrallë të shohim nënat dhe fëmijët e tyre së bashku në të njëjtën shtëpi kujdesi. Ata janë të pandashëm.”

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.