Kundër liderëve/ Rusë, serbë, bjellorusë dhe ukrainas bashkohen në Beograd për paqe
23/03/2022 Shpërndaje

Kundër liderëve/ Rusë, serbë, bjellorusë dhe ukrainas bashkohen në Beograd për paqe

Lufta në Ukrainë është e Vladimir Putin dhe jo e Rusisë. Pavarësisht rrezikut për masa nga lideri i tyre, qytetarët Rusë kanë guxuar për t’i dalë kundër.

Ata nuk janë vetëm. Në protestë iu janë bashkuar edhe serbët, bjellorusët e ukrainasit. Të gjithë bashkë janë mbledhur në Beograd, rusë, bjellorusë, serbë dhe ukrainas për të kundërshtuar luftën. Përmes mesazheve që kanë përcjellë në protestë ata kanë bërë thirrje për paqe.

Pavarësisht se Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në Europë që nuk kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, protestat tregojnë se udhëheqësit e 2 vendeve nuk e kanë mbështetjen e popullit në këtë vendim.

Ky është manifestimi i dytë në Beograd, pas protestës së dy javëve më parë. Në parullat e shumë prej tyre, Putin etiketohej si diktator, dhe në kryeqytetin serb ishin me qindra ata që me flamuj ukraianas në duar kundërshtuan luftën. Mes të pranishmëve në protestë ishin dhe refugjatë ukrainas që rrëfenin se qanin cdo ditë dhe luteshin që lufta të merrte fund sa më parë.

Dhe rusët e bjellorusët të cilët jetojnë në Serbi, i dhanë mbështetjen e tyre popullit ukrainas. Serbia e cila prej tetë vitesh negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian, vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, e ka kaluar hapa pas në procesin e integrimit. Kjo protestë përcjell një mesazh të fortë se qytetarët mund të thyejnë liderët që nuk udhëheqin mbi parimet e së drejtës.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.