Lajme të fundit/ Dita e 48 e luftës, s’ka dorëzim! Zelensky: Populli më i guximshëm, deri në fund për liri
Pavarësisht sulmeve ruse ndaj civilëve të tij dhe krahas qëndresës dhe vendosmërisë për të luftuar deri në fund përballë armikut, nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duket i përkushtuar “për paqe”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të vendosin një embargo të plotë të naftës ndaj Rusisë, në mënyrë që të bllokot një nga rrjedhat kryesore të të ardhurave të saj. “Ukraina nuk ka kohë për të pritur”, tha ai.
“Populli më i guximshëm i vendit më të mirë në botë”, kështu i ka quajtur ai ukrainasit në një tjetër mesazh që ka dhënë në rrjete sociale. “Lufta jonë për liri, për shtetin. Një javë tjetër që Ukraina mbeti gjallë, me gjithë përpjekjet e Rusisë për të na shkatërruar. Ne po luftojmë. Ne po mbrohemi. Ne po zmbrapsim sulmet”.
Zelensky tha se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të fituar luftën dhe akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet për të hequr fajin. “Kur frika rritet, gjithçka kthehet në katastrofë“, vazhdoi ai. “Kur njerëzit nuk kanë guxim të njohin gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje, të përshtaten me realitetin dhe të shohin se po kthehen në përbindësha”.
Ai shtoi se Rusia, nga frika e humbjes, do të nisë më shumë veprime luftarake në shkallë të plotë në lindje të Ukrainës.
“Por ne jemi gati”, tha presidenti, duke premtuar se Ukraina do të sigurojë që të ketë armë të mjaftueshme dhe do të kërkojë sanksione më të forta kundër Rusisë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.
Në ditën e 48 e luftës në Ukrainë Presidenti ukrainas Zelenski u shpreh se ushtarët rusë kanë lënë mina kudo; ndërsa kryebashkiaku i Mariupol denoncon faktin se n qytetin e tij janë vrarë më shumë se 10 mijë civilë nga forcat ruse. Sipastij ilanci mund të ngjitet deri në 20 mijë të vrarë. Sipas UNICEF janë rreth 4.8 milion fëmijët e larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i luftës, rreth 2/3 e të gjithë fëmijëve ukrainas.
Ushtria e Kievit bëri të ditur se rusët po rivendosen në jug të vendit në kufi me rajonin e Kherson. Presidenti Zelenski shprehu shqetësim dhe për faktin se mund të ketë një sulm me armë kimike në fazëne re të terrorit ru.
Ministri i jashtëm rus Lavorv u shpreh se deklaratat e kreut të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Xhozef Borel, për sa i përket Ukrainës, ndryshojmë tërësisht rregullat e lojës. AI shtoi se kur kreu i diplomacisë së një vendi apo organizate thotë se një konflikt mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake, nënkupton se ai ka dicka personale ose që ka folur gabim.
Në fakt përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtmë të BE-së, Borel u shpreh se betejat në lindje të Ukrainës do të ndodhnin dhe me embargon në fuqi ndaj gazit dhe karburantit rus. Gjë që sipas tij do të thotë se tashmë duhen ndihma ushtarake
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
