Kompozitori i shurdhër rikthen dëgjimin për muzikën
18/01/2019 Shpërndaje

Kompozitori i shurdhër rikthen dëgjimin për muzikën

Tre vjet më parë Richard Einhorn, një kompozitor i orkestrës që argëtonte me shfaqjet simfonike bëhet i shurdhër gjatë natës.

Sot, ai ka humbur 70 për qind të dëgjimit në njërin vesh. Einhorn tha se ende mund të përdorë forimimin dhe imagjinatën për të kompozuar, por dëgjimi në teatro dhe në vende të tjera publike është pothuajse i pamundur, madje edhe me një aparat dëgjimi, për shkak të zhurmës së mjedisit.

Por gjithçka ndryshoi, kur gjeti një prodhim të veçantë në Qendrën Kennedy në Uashington, D.C, ku u instaluan paisje të dëgjimit. “U hutova shumë, sepse për herë të parë isha në gjendje të dëgjoj muzikë live. Cilësia e zërit ishte aq e mirë”, tha Einhorn.

Kompozitori u shndërrua në një mbështetës të një teknologjie jo aq të re, por të shquar që transferon magnetikisht zërin e mikrofonave ose sinjaleve televizive që janë të pajisura me një receptor të veçantë magnetik të quajtur telekopil.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.