Këshilla ditore për të jetuar një jetë të suksesshme
Suksesi, një fjalë që çdo njeri dëshiron ta përvetësojë që në moshë të re. Suksesi në moshë të re është të shënosh shumë pikë në një lojë basketbolli në shkollën e mesme, të pranohesh në një nga kolegjet më të mira. Arritja e punës së ëndërrave. Rritja e pagës, blerja e një shtëpie ose martesa. Suksesi duket të jetë gjithmonë qëllimi ynë në jetë, apo jo? Këto qëllime të mëdha duhet të fillojnë diku. Çdo ditë duhet të zgjoheni dhe të jetoni ditë të suksesshme në mënyrë që të kemi një jetë të suksesshme. Por ndonjëherë duke filluar ditët, javët ose muajt mund të jetë e vështirë raporton pozitivi.org. Ndonjëherë jemi në një rutinë që vetëm vrapojmë në punë te llojllojshme, duke mos u kujdesur për veten, duke mos vlerësuar atë që kemi dhe duke mos i dhënë vetes kohë të mjaftueshme për të menduar dhe reflektuar.
Për të qenë një individ i suksesshëm, ne duhet të thyejmë sukseset tona duke filluar nga rutina e mëngjesit. Këto këshilla të thjeshta mund t’u ndihmojnë të keni një ditë të suksesshme, dhe më pas në suksese më të mëdha në jetë. Edhe nëse thjesht duam të “kalojmë një ditë të suksesshme”, ky është një sukses në vetvete.
Hani mëngjes: Të hani në mëngjes një tas me kos dhe fruta, një vezë të zier është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer trupin dhe mendjen. Nëse jeni duke ngrënë mëngjes me partnerin, një mik ose anëtar të familjes; merrni iniciativën për t’i pyetur ata për planet e ditës, raporton pozitivi.org. Nëse jeni duke ngrënë mëngjes vetëm, përdoreni këtë kohë dhe hapësirë për veten për të medituar për qëllimet e përditshme qe keni.
Meditoni: Lexoni një libër, praktikoni nje meditim të përditshme ose diçka motivuese. Ose thjesht uluni në heshtje. Kaloni 5-10 minuta duke medituar (mund të jetë edhe në dush), ju ndihmon të përqendroni mendjen dhe të vendosni qëllimin e ditës.
Ushtrime: Kjo mund të jetë sfiduese, por ushtrimet për 20-30 minuta çdo mëngjes mund t’ju rrisin vigjilencën, energjinë dhe t’u ndihmojë të ruani fokusin gjatë gjithë ditës. Edhe ushtrimi pas punës është i dobishëm. Ecja rutinë, yoga në dhomën tuaj, apo të shkoni në palestër para se të punoni.
Paqaqitja e mirë: Është e vërtetë se ndiheni më mirë kur dukeni bukur. Kështu qe vishuni mirë dhe kuroni pamjen! Grim (për gratë), larja e flokëve dhe një veshja e këndshme mund të rritë vetëbesimin. Edhe nëse punoni nga shtëpia ose punoni nga një vendndodhje e largët, t’i kushtoni kohë pamjes fizike në mëngjes mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt gjatë gjithë ditës.
Shprehja e falenderimit: Thuaj “Faleminderit” në mendjen tënde ose me zë të lartë për çdo ditë të re. Pastaj, mendoni për 3-5 gjëra që jeni me të vërtetë mirënjohës. Këto mund të jenë bashkëshorti, fëmijët, prindërit, qeni ose miqtë ose për çatinë që keni mbi kokë dhe një punë të mirë. Gjithashtu mund të përfshijë shëndetin tuaj fizik ose faktin që keni mundësinë për të udhëtuar dhe për të eksploruar hobi të rinj. Studimet kanë treguar se shprehja e mirënjohjes çdo ditë mund të rrisë produktivitetin dhe lumturinë tuaj.
Shqyrtoni axhendën e përditshme: Ne kemi një jetë të zënë dhe bëjmë shumë gjëra jashtë punës si pasojë mund të harrojmë gjëra te tjera të rëndësishme. Ndonjë pagesë, urim për ditëlindje etj. Kushtojini disa minuta shqyrtimit të agjendës tuaj të përditshme sepse mund t’ju ndihmojë të organizoni kohën dhe prioritetet për ditën. Shkrimi i një liste në email me gjërat që keni për të bërë ose në telefon ju ofron qasje të lehtë në këtë listë gjatë kohës që jeni në lëvizje.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
