Kampioni i boksit dhuron 9 milion dollarë për të pastrehët
12/02/2019 Shpërndaje

Kampioni i boksit dhuron 9 milion dollarë për të pastrehët

Në vend që t’i përdorë fitimet e tij për makina sportive apo qejfe luksoze, ky kickboxer britanik i dhuroi të gjitha për bamirësi.

Pasi kaloi vite të jetës së tij duke luftuar me varësinë ndaj drogës dhe çështjet e shëndetit mendor, Tyson Fury tani është kampion boksi i rëndësishëm.

Luftëtari 30-vjeçar, është i njohur si “Mbreti Ciganë” në ring. Ndonëse çmimi për ndeshjen e Fury ishte rreth 3.5 milion dollarë, shuma e përgjithshme e të ardhurave që u mblodh për të parë ndeshjen shkoi afërsisht 9 milionë dollarë. Ai të gjitha i dhuroi bamirësisë.

Ai fillimisht njoftoi se do të dhuronte lekët e fituara nga ndeshja pasi udhëtoi në Los Anxhelos për një konferencë për media dhe ishte i tronditur nga nurmi i njerëzve të pastrehë që pa në rrugë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.