KALAJA E BASHTOVËS, FORTIFIKIMI I VETËM I MBIJETUAR NGA SHEKULLI XV
Kalaja e Bashtovës, e ndërtuar në shekullin e 15-të ka shërbyer si qendër shkëmbimi për tregtarët venedikas por edhe si fortëse ndaj pushtuesve osmanë. Pozicioni i saj strategjik ndihmoi ushtrinë të kontrollonte një territor të gjerë.
Sot ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë po i japin jetë çdo guri, tjegulle e muri të kësaj kalaje, duke rikrijuar të shkuarën e këtij monumenti kulture, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i 3 viteve më pare duke e restauruar.
Ekspertët po punojnë së bashku për të siguruar që kjo perlë kulturore të restaurohet duke marrë parasysh zanatet tradicionale, materialet origjinale dhe teknologjitë e konservimit për të arritur rezultatet më të mira të mundshme.
Profesorja Mrs. Marija Milchin sqaron se “Vitin e kaluar morëm disa mostra që i analizuam në Vjenë për të kuptuar se me çfarë kemi të bëjmë. Kjo u prezantua dh e u shpjegua në vend. Ne po përziejmë llaçin e ri dhe po përpiqemi të shpjegojmë se si ta përdorim këtë, si ta aplikojmë për të bërë një punë të mirë dhe të kualifikuar. Pjesa më e rëndësishme është të marrësh kohë të mjaftueshme për të kuptuar problemet kryesore. Nëse nuk e kuptojmë këtë, nuk mund të vendosim konceptin e saktë të ndërhyrjes. Më pas është vetëm çështje aplikimi e zbatimi korrekt.
Pamela Lama përfaqësuese e UNOPS në Shqipëri shprehet se: Ne mendojmë se është e rëndësishme që të krijojmë aftësi dhe të fuqizojmë vendin në realizimin e kësaj ndërhyrje delikate, si edhe të kuptohet rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. për brezat e ardhshëm.
Ndërsa profesoresha Mrs. Marija Milchin shton ” Kjo është e ardhmja. Ne kemi nevojë për njerëz që e kuptojnë vlerën e trashëgimisë, që kujdesen për të dhe që janë në gjendje të realizojnë ndërhyrjet e duhura. Kjo është ndoshta pjesa më e rëndësishme e punës. Ne përpiqemi të kombinojmë punën praktike në terren për Bashtovën, por edhe të sigurojmë ngritje kapacitetesh kur bëhet fjalë për projektet e ardhshme”.
Ky restaurim do të jetë një pikë e fortë në rritjen e impaktit të turizmit në këtë zonë. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për restaurimin por ka të bëjë edhe me promovimin e zhvillimit lokal ekonomik.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
