Ka ligje të forta, por në këtë shtet të mistershëm të gjithë janë të lumtur
23/05/2019 Shpërndaje

Ka ligje të forta, por në këtë shtet të mistershëm të gjithë janë të lumtur

Butani është një shtet që cilësohej si misterioz pasi për të nuk flitet kurrë. Ai ndodhet midis Indisë dhe Kinës në Azinë Jugore dhe deri në vitin 1974 ishte i pazbuluar. Kjo për shkak izolimit të tij që ka ardhur prej politikave që ndjek mbreti që e drejton. Pavarësisht masave të rrepta që ka ky shtet, njerëzit janë shumë miqësorë dhe të lumtur.

Mbreti përpiqet ta kufizojë numrin e turistëve dhe për këtë ka vendosur procedura të gjata. Mendohet se ky rregull është një nga arsyet pse jetesa është e lumtur në këtë vend.

Butani filloi të njihej paksa kur shkuan turistët e parë. Ai vlerësohet si vendi më i lumtur në botë. Që banorët të jenë të qetë dhe për të mbajtur në nivele të larta lumturinë e tyre në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë. Ky komitet u kthye në Ministrinë e Lumturisë dhe merret me ekulibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore. Një fakt interest është se deri në 1999, përdorimi i televizorit dhe internetit ndalohej rreptësisht. Disa vite më më vonë ligji u anulua.

Ky shtet jo më kot është konsideruar si vendi me njerëzit më të lumtur, por për këtë ka disa arsye dhe rregulla që e bëjnë të veçantë nga shtetet e tjera. Çdo banor që jeton aty ka të drejtën të përfitojë kujdes mjekësor falas. Kultivimi i duhanit ndalohet, kështuqë edhe banorët nuk e konsumojnë dot. Turistët që duan të marrin cigare me vete duhet të kenë shumë dokumente dhe të paguajnë tarifa të larta.
Butani është vendi që nuk e njeh fjalën i pastrehë sepse atje nuk ka njerëz që nuk kanë ku të strehohen. Nëse dikush humbet shtëpinë apo është i pastrehë, është mbreti Jigme Khesar Namgyel Ëangchuck, i cili u jep shtëpi ose tokë për të jetuar.

Edhe ekologjia me natyrën janë shumë të rëndësishme për vendin. Çdo banor e shikon si detyrë vetjake të tregojë kujdes për natyrën. Kështuqë në vitin 2015, Butani vendosi një rekord botëror duke mbjellë 50.000 pemë në vetëm një orë.

Mënyra si ushqehesh është shumë e rëndësishme në jetën e njeriut, pasi prej saj varet dhe funksionimi i trurit dhe trupit tonë. Butani kujdeset shumë për këtë pjesë dhe çdo gjë kultivohet brenda vendin në mënyrë natyrale sepse përdorimi i produkteve kimike është i ndaluar.

Duke parë rregullat e mësipërme që ka ky vend, të bën të mendosh se njerëzit nuk janë fort të lirë. Por në fakt është krejt e kundërta. Gratë ndryshe nga disa vende të tjera, janë shumë respektuara. Të gjitha pronat dhe pasuritë i marrin vajzat.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.