“Jo Tabu” Gazetarja Anduela Ndreu: Nuk jam shoqe e vajzës, jam vetëm prind i saj
18/12/2020 Shpërndaje

“Jo Tabu” Gazetarja Anduela Ndreu: Nuk jam shoqe e vajzës, jam vetëm prind i saj

Sot “Jo Tabu” vjen ndryshe duke pasur pjesëmarrëse Anduela Ndreun gazetare dhe mamaja e Elisës 11 vjeç. Ato kanë pranuar të flasin pa tabu për mënyrën si e jetojnë jetën, kush janë personat dhe faktorët që kanë më shumë influencë në jetën e Elisës, që po hyn në adoleshencë.

Elisa si çdo vajzë në moshën e saj, do të donte që mamin ta kishte shoqe, por Anduela nuk ka të njëjtin mendim.

“Mamin nuk mund ta ketë asnjëherë shoqe sepse s’mund të jetë mami shoqe. Mami I ka rregullat e veta dhe pozicionin e saj, por Elisa flet hapur me mua,” – shprehet Anduela për Jo Tabu.

Elisa ka një specifikë se ka zgjedhur si të rriturin që i beson sekretet tezen e saj. Ajo ka një marrëdhënie shumë të veçantë me të dhe në momentin që tregoi dashurinë ndaj saj ju mbushën sytë me lot.

Një rol të rëndësishëm në jetën e adoleshentëve ka mësuesi. Kjo sepse mësuesit janë promotorët e parë të një marrëdhënie të shëndetshme në këtë drejtim, përfshirja e tyre mund të parandalojë rastet e dhunës, bulizmit apo çdo incidenti tjetër mes të rinjve.

Një faktor që ka ndikuar në marrëdhënien mësues dhe nxënes është dhe pandemia COVID-19. Elisa e do mësimin, por uron që mos bëj më mësim online.

“Doja të bëja mësime, por shpresoj që mësimi online mos të bëhet më këtë vit sepse nuk kuptohet shumë mirë dhe nuk e pyet gjatë gjithë kohës mësuesin pasi janë të zënë me nxënës të tjerë,” – rrëfen Elisa.

Në fund Andulea gjithë marrëdhënien e ndërtuar për 11 vjet me të bijën Anduela e përmbledh me disa fjali.

“Përgjithësisht jam përpjekur që Elisën nuk e kam trajtuar asnjëherë si shoqe, por e kam trajtuar si njeriun më të shtrenjtë të jetës time. Nuk mund të toleroj gabime sepse nëse toleroj gabime vijnë e shtohen ato më vonë, por përgjithësisht i kam lënë hapësirë dhe kemi krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë duke u përpjekur t’i trajtojmë problemet, por në fund të gjithçkaje mami vendos për më të mirën dhe sigurisht që ka autoritetin e saj,” – tregon gazetarja.   

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.