Jetëgjatësia e shqiptarëve në rritje, por ja kush është qyteti europian ku njerëzit jetojnë më gjatë sipas Eurostat
11/08/2020 Shpërndaje

Jetëgjatësia e shqiptarëve në rritje, por ja kush është qyteti europian ku njerëzit jetojnë më gjatë sipas Eurostat

Jetëgjatësia e shqiptarëve në rritje, por ja kush është qyteti europian ku njerëzit jetojnë më gjatë sipas Eurostat

Shqiptaret jetojnë më pak se mesatarja e BE, por jetëgjatësia është rritur me ritme të shpejta dekadat e fundit.

Kështu jetëgjatësia e shqiptarëve i është afruar më shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar, ndonëse vijon të mbetet pas.

Banka Botërore për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, kurse në vitin 2015 jetëgjatësia është rritur në 78 vjeç.

Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri si në vitet 1960, ku ndotja dhe mungesa e sigurisë ushqimore nuk kanë qenë në këtë masë se sa sot, shqiptarët janë bërë më jetë gjatë.

Ndërsa sipas të dhënave të Eurostat me 2016 jetëgjatësia në Europë për gratë ishte mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt.

Sipas të dhënave kombëtare jetëgjatësia në Shqipëri arriti 80,1 vjeç për femrat dhe 77,0 vjeç për meshkujt.

Në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Healthfor All database) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi).

Në 2016 jetëgjatësia në Europë për gratë ishte mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt, sipas të dhënave të Eurostat.

Jetëgjatësia ndryshon nga një vend në një tjetër, por qyteti Europian ku njerëzit jetojnë më gjatë është Trento, një nga më të mrekullueshmit në Italinë e Veriut.

Eurostat ka bërë një klasifikim të vendeve ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe në krye të klasifikimit është Trento aty ku ka mbizotëruar gjithnjë harmonia, falë marrëdhënies delikate mes natyrës, arkitekturës dhe artit të qytetit.

E veçanta e Tronto është se burrat janë ata që jetojnë më gjatë në Europë (me një jetëgjatësi mesatare 82,7 vjet). Në vend të dytë, për jetëgjatësinë e meshkujve është Madrid (82,5 vjet), ndjekur nga ata në Bolzano (82,3 vjet). Edhe meshkujt që jetojnë në Umbria dhe Marche (mesatarisht, 82,2 vite) kanë jetëgjatësi mbi mesataren europiane (78,2 vjet).

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.