Ismail Kadare, kandidat për çmimin “Nobeli Amerikan”
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, është në garë për çmimin prestigjioz The Neustadt International Prize for Literature. Ky çmim në të kaluarën është fituar nga emra të njohur të letërsisë si Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti, ndërsa këtë vit pretendent është edhe shkrimtari shqiptar me famë botërore.
Ky çmim që ndahet nga Universiteti i Oklahomës shpesh është krahasuar me çmimin “Nobel” për letërsi. Prej rëndësisë që ka gazeta e madhe njujorkeze New York Times e quajti “Nobeli amerikan”.
Ky çmim që ndahet nga Universiteti i Oklahomës shpesh është krahasuar me çmimin “Nobel” për letërsi. Prej rëndësisë që ka gazeta e madhe njujorkeze New York Times e quajti “Nobeli amerikan”.
Kadare ka korrur suksese të mëdha gjatë karrierës së tij. Mes të tjerash ka fituar edhe një çmim prestigjioz, “Prince of Asturias” për letërsi. Sigurisht që pritshmëritë që ai të jetë fitues i çmimit The Neustadt International Prize for Literature, janë të larta. Kadare do të jetë në garë me shkrimtarë si Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere, Hoa Nguyen e të tjerë.
Kadare është shkrimtari më i madh i letrave shqipe, i cili që pas viteve ’90 jeton në Francë. Ka lindur në Shqipëri, në vitin 1936 në Gjirokastër. Është autor i romaneve “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, i perkthyer ne tetë gjuhë të botës, “Muzgu i perëndive të stepes”, “Koncert në fund të dimrit”, dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish.
Është nderuar me titullin e lartë “Nderi Kombit” si dhe bën pjesë në Akademinë Franceze ndër 12 anëtare-shok të huaj të kësaj Akademie, i Akademisë së Berlinit.
Krijimtaria e tij është përkthyer në dyzet gjuhë të botës. Në vitin 2005, ai u nderua me cimin “Man Booker International”, për “veprën që ka pasur ndikim të vërtet global”. Ai ka marrë edhe çmimin “Prince of Asturias” në vitin 2009”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
