Ish-presidenti Amerikan hap një klinikë të re në këtë qytet të vogël në Gjeorgji
20/06/2018 Shpërndaje

Ish-presidenti Amerikan hap një klinikë të re në këtë qytet të vogël në Gjeorgji

Një qytet i vogël në Gjeorgji ka qenë pa një mjek për gati katër muaj por falë ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, tashmë e kanë një të tillë.

Që kur qendra e tyre mjekësore u mbyll në mars, qyteti Plains ka qenë pa një përfaqësues të kujdesit shëndetësor. Kështu, për të shërbyer qytetin e tij të dashur, Carter mblodhi përfaqësuesit e Shkollës së Mjekësisë të Mercer University për të hapur një klinikë të re në Plains muajin e ardhshëm, duke e bërë atë klinikën e parë rurale që menaxhohet nga universiteti.

Dr. Jean Sumner, i cili është dekan i Shkollës së Mjekësisë, tha për The Telegraph se Carter “ishte shumë i përfshirë” dhe hapi derën për të gjithë këtë investim.

Sipas universitetit, klinika e Mercer Medicine Plains do të ofrojë shërbime gjithëpërfshirëse të kujdesit parësor duke përdorur mjekët lokalë dhe praktikuesit e infermierisë, si dhe kujdesin special dhe shërbimet e shëndetit mendor përmes konsultimeve personale. Shërbimet në terren do të përfshijnë kujdesin parësor, mjekësinë e brendshme, terapinë familjare dhe këshillimin, si dhe disa shërbime të tjera.

“Nuk ka profesion më sfidues se ai i një mjeku rural, por nuk ka gjithashtu asnjë rol më kuptimplotë në të gjithë kujdesin shëndetësor”, tha Dr Sumner.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.