Imitoi shefin e saj për 67 vjet, sekretarja trondit me pasurinë sekrete
Kjo është një histori frymëzuese që tregon se si një sekretare që bënte jetë të thjeshtë u pasurua në heshtje.
Sylvia Bloom punoi si sekretare në një firmë ligjore në Nju Jork pjesën më të madhe të jetës së saj. Një grua praktike dhe një punëtore e fortë, ishte modeste dhe jetonte një mënyrë jetese të kursyer por kishte një praktikë sekrete që askush nuk e dinte.
Ajo fitonte pak të ardhura vjetore, nuk fliste kurrë për para dhe nuk po bënte jetesë të lartë. Përpiqej të mos binte në sy dhe nuk donte ta tërhiqte vëmendjen te vetja.
“Që fëmijë e dinte çfarë ishte të mos kishe para. Kishte ndjeshmëri të madhe për njerëzit e tjerë që ishin të varfër dhe donte që të gjithë të kishin të ardhura të barabarta”, tha për The Neë York Times mbesa e Bloom.
Sekretarët, në ato ditë, drejtonin jetën e shefit, duke përfshirë edhe investimet e tyre. Kurdoherë që shefi i saj blinte aksione ajo do blinte dhe për vete, por në shuma më të vogla që i përshtateshin pagës së saj si sekretare.
Sylvia mbajti gjurmët e të gjitha investimeve derisa në fund u tërhoq në moshën 96 vjeçare. Pasi vdiq u zbulua se znj. Bloom kishte grumbulluar një pasuri të madhe.
Kurrë nuk i tregoi askujt për këtë, por para daljes në pension nga Cleary Gottlieb Steen & Hamilton, ajo kishte fshehur nëntë milionë dollarë.
Një pjesë të pasurisë ua la miqve dhe familjes por urdhëroi që gjithë pjesa tjetër të shkonin në një organizatë bamirëse në qytetin e Nju Jorkut që kujdesej për të rriturit dhe fëmijët që kishin nevojë më së shumti.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
