I riu shqiptar me aftësi të kufizuara kandidon për Asamblenë e Cyrihut
Islam Alijaj, shqiptari me aftësi të kufizuara, kandidat në Asamblenë e Cyrihut që në lindje është prekur nga paraliza cerebrale, e cila i ka vënë kufizime në të folur dhe në lëvizje. Por, fatmirësisht aftësitë njohëse, intelektuale dhe të menduarit kritik nuk i janë dëmtuar.
Aliaj nuk u dorëzua, përkundrazi tashmë është një politikan i ri dhe ka vendosur që në zgjedhjet për Asmablenë Komunale të Cyrihut të cilat mbahen më 4 mars të garojë për Partinë Socialdemokrate.
I guxmishëm për vendimin që ka marrë, duke pasur parasysh kufizimet që ka për shkak të sëmundjes. Megjithatë tanimë, anëtari i kryesisë në SP të qarkut të nëntë të Cyrihut, është një politikan me profil mjaft të qartë dhe shembull suksesi për të gjithë personat me aftësi të veçanta.
Lomi u largua në Zvicër në moshën njëvjeçare me nënën dhe dy vëllezërit më të mëdhenj, për të shkuar pranë të atit i cili punonte që nga vitet `80 si punëtor sezonal. Studimet i mbaroi në një shkollë të mesme (zanat) për nëpunës, së bashkë me nxënës pa nevoja të veçanta. Miqtë e thërrasin “Lomi”. Në Zvicër ka edhe shqiptarë të tjerë që merren me politikë, por asnjë prej tyre me aftësi ndryshe si ai.
Një moment kyç që e orientoi Alijajn në politikë ishte pas mbarimit të shkollës së mesme, kur donte të fillonte studimet për ekonomi ose informatikë ekonomike. Mendonte se pasi të mbaronte studimet do kishte shanse të mira në tregun e punës. Por firma ku bëri praktikën dhe sigurimi invalidor e bindën se më mirë për të do të ishte një pension invaliditeti dhe një vend pune i përshtatur për persona me aftësi të kufizuara.
Më vonë ai e kuptoi se ishte mashtruar pasi ndërmarrjet marrin të ardhura nga sigurimi invalidor për çdo vend të plotësuar pune. Veç kësaj, lartësia e pensionit invalidor varet nga shkalla e arsimimit. Kështu vendosi të ndjekë ëndrrat dhe rrugën e tij pa u ndikuar nga askush.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.




