14/09/2017 Shpërndaje

Djali i ish-ministrit shqiptar merr medaljen e ekselencës nga Donald Trump

Daroi Toska, djali i ish-ministrit Igli Toska është vlerësuar me certifikatën e ekselencës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Dario ka përfunduar klasën e pestë në Amerikë dhe është vlerësuar si një nga nxënësit ekselent për shkak të rezultateve të shkëlqyera në mësime.

Medalja që ekselenti shqiptar ka marrë jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.

Djali i ish-ministrit me anë të këtij kësaj certificate është bërë pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Aëards”.

Ekselenti me origjinë nga Shqipëria studjon në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë.

Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee” (program që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve që të zgjerojnë fjalorin e tyre, atësitë komunikatave dhe vetëbesimin).

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.