I moshuari modern
25/09/2018 Shpërndaje

I moshuari modern

Një i moshuar rreth të 80-ve ka tërhequr vëmendjen e të gjithë autobusit në Tiranë. Dukej në formë të mirë. Ishte ulur në një sedilje afër dritares. Pasi u lodh së vështruari nga xhamat, nxori telefonin. Nga dora s’e lëshoi për asnjë moment.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të rinjve në autobusin e Kamzës ishte se i moshuari po dëgjonte lajmet shumë i përqendruar. Kishte një telefon smartfon, që dinte ta përdorte mjaft mirë. Ishte përshtatur me paisjen moderne që ka zënë vend të rëndësishëm në jetën e gjithësecilit prej nesh.

Por ndryshe nga të rinjtë që e përdorin telefonin më tepër për t’u argëtuar, zotëria që shihet në fotot e shkrepura për pozitivi.org, e përdor për t’u informuar. Gjatë gjithë kohës që ishte në autobus,  qëndroi ashtu i përkulur dhe nuk e largoi telefonin nga veshi. Jo shpesh ndodh të shohim të moshuar modern, që kanë qasje në  teknologjinë e fundit dhe ta përdorin atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.