Humbi jetën në përballje me grabitësit, heroi i Fierit dekorohet
05/03/2018 Shpërndaje

Humbi jetën në përballje me grabitësit, heroi i Fierit dekorohet

54 vjeçari Agur Vrenozi, i cili ndërroi jetë pasi u plagos ndërsa tentoi të ndalojë 3 grabitësit e një këmbimi valutor në Fier, është akorduar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës (pas vdekjes) “për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare”. Dekorata i është dhënë ditën e sotme nga Presidenti Ilir Meta.

I ndjeri ndërhyri gjatë grabitjes me maska të një çante me para në pikën valutore në Fier, ku ishte dhe pronar, por fatkeqësisht humbi jetën në tentativë për të shpëtuar atë të dikujt tjetër.

Akti i Vrenozit është vlerësuar dhe nderuar nga shoqëria, si një qytetar shembullor, një njeri i përgjegjshëm që reagoi ndaj krimit dhe sigurisë qytetare.  Gjesti i tij është një mesazh për mbarë shoqërinë që të reagojë e të përballet me dhunën, rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare. Në ngjarjen e ndodhur më 2 mars u plagos edhe Gëzim Hoxha, 64 vjeç. Pas grabitjes policia arriti te kapte tre autoret;  Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.