Elvis Naçi mbledh 5 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti: Ja sa shtëpi do të ndërtojmë
05/12/2019 Shpërndaje

Elvis Naçi mbledh 5 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti: Ja sa shtëpi do të ndërtojmë

Elvis Naçi me fondacionin e tij Firdeus ka filluar fushatën prej ditësh për të mbledhur të ardhura për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti 6.4 ballësh i 26 nëntorit që mori jetën e 51 personave, plagosi qindra të tjerë duke shembur disa pallate dhe banesa. Naçi ka deklaruar në emisionin “Wake Up” se ka grumbulluar mbi 5 milion Euro në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

Gjithashtu ai shtoi se me këtë shumë “mund të ndërtohen 260-270 shtëpi ose rreth 3 apo 4 pallate” por qëllimi është të ndërtohen 500 shtëpi prandaj fushata do të vazhdojë. “Kemi arritur të grumbullojmë deri tani të deklaruar nëpërmjet bankës “ GoFoundMe”, 5 milionë euro. Donacioni më i madh individual është një shqiptar në Angli, që ka dhuruar 200 mijë paund në një dorë.

Pastaj ka pasur shoqata ose organizata që kanë dhuruar 350 mijë euro, janë mbledhur disa biznesmenë në Gjermani kanë mbledhur 1 milionë e gjysmë euro për të ndërtuar 3 ose 4 pallate për njerëzit që janë dëmtuar. Kam dëshirë që të shkojmë deri në 10 milionë euro, ne mund të ndërtojmë 500 banesa ose shtëpia për 500 familje”, ka thënë ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.