Humanizmi kalon kufijtë, humanisti malazez dhuron 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti
Humanizmi në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 36 nëntorit që mori jetën e më shumë se 40 personave dhe plagosi qindra të tjerë, i ka kaluar kufinjtë shtetëror.
Shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës dhe diaspora janë ofruar të japë kontributin e tyre në ofrimin e donacioneve për kapërcimin e situatës pas tërmetit, për famije të mbetura pa banesa.
Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Pavovecic i cili njihet si filantrop i madh dhe humanist, është treguar tepër zemërgjer duke dhuruar 2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti.
Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, njoftohet se i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
