Filmi “Drita” shfaqet në “Zürich Film Festival”
01/10/2019 Shpërndaje

Filmi “Drita” shfaqet në “Zürich Film Festival”

Filmi “Drita” u shfaq në “Zürich Film Festival” dje, si dhe do të shfaqet më 2 tetor, sot dhe më 6 tetor, që është dhe dita e mbylljes së festivalit.

Filmi “Drita” që është një koproduksion SHBA-Kosovë do të shfaqet në “Kosmos 1” të Cyrihut, në orën 18.15. Filmi është pjesë e festivalit “Zürich Film Festival”, i cili këtë vit vjen me edicionin e tij të 15-të, jubilar.

Regjinë e filmit e ka bërë regjisori amerikan Daniel Kruglikov ndërsa në rolin kryesor paraqitet aktorja e shquar, Arta Dobroshi. Arta ka lindur në vitin 1980 në Prishtinë. Për shkak të luftës në vendlindjen e saj, prindërit e dërguan Artën për disa muaj në Albany të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ShBA Arta krijoi edhe kontaktet e para me aktrimin.

Në moshën 17-vjeçare, u kthye në Kosovë, për të studiuar katër vjet në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në degën aktrim dhe në vijim ajo nisi të interpretojë si aktore teatri në pjesë klasike, sikur në “Ëndrra e një nate vere” të Shekspirit etj.

Pas disa prodhimeve të mëdha e të vlerësuara pozitivisht nga kritikët e publiku, si “Syri Magjik” i Kujtim Çashkut apo “Trishtimi i zonjës Shnajder”, Arta pati shumë sukses dhe tërhoqi vëmendjen e dy kineastëve belgë.

Ndërkaq në filmin “Drita” krahas saj janë edhe aktorët Genc Jakupi, Florist Bajgora etj. Ngjarja e filmit vendoset në Kosovë ndërsa ka për temë hakmarrjen, dashurinë, dhunën, gjegjësisht rrethin e mbyllur që nis me një akt dhune… Festivali ka filluar më 26 shtator dhe përfundon më 6 tetor.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.