Hoqi dorë nga ëndrra se u operua, sot aktorja nga Berati në krah të Sofia Loren
09/10/2017 Shpërndaje

Hoqi dorë nga ëndrra se u operua, sot aktorja nga Berati në krah të Sofia Loren

Xhilda Lapardhaja, aktorja 30 vjeçare nga Berati është pjesë e grupit të aktorëve që do të luajnë në filmin “La mia casa è piena di speçhi”, mbi jetën e Sofia Loren. Emri i saj mbase nuk njihet nga publiku shqiptar por Xhilda, është aktore me zë, në teatër, filma dhe reklama në shtetin fqinj, në Itali.

Ndër serialet ku e reja nga Berati ka marrë pjesë mund të përmendim, “Un Medico in Famiglia”, “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1” e të tjerë. Lapardhaja është lindur në Berat në vitin 1982, në zonën e Mangalemit. Që në moshë të vogël është regjistruar në shkollën e baletit në Tiranë, ndërsa në moshën 10-vjeçare, arriti të fitojë një bursë studimi për në Operën e Parisit. E gjithë kjo erdhi falës punës dhe pasionit me të cilin punonte në realizimin e  ëndrrave.

Ndoqi akademinë, punoi për një kohë të gjatë në profesionin që kishte zgjedhur për të ardhmen, baletin. Papritur një aksident i ndërpreu ëndrrën në mes. Xhilda bëri ndërhyrje në gju në moshën 17 vjeçare dhe u detyrua të hiqte dorë nga baleti, për të mos rrezikuar shëndetin. Nuk ushtroi për një vit balet, e kjo e shkëputi paksa nga skena. Megjithatë bukuroshja nga Berati tashmë kishte arritur të linte gjurmët e saj, me bukurinë dhe talentin që kishte shfaqur.

Oferta pafund iu ofruan, e kështu pozoi fillimisht për veshjet “Valentino” e më pas u bë pjesë e reklamave dhe roleve të ndryshme.  Vitet kaluan, Xhilda e la pasionin për baletin për shkak të problemeve shëndetësore por tashmë është bërë një aktore e sukseshme, që luan në krah të Sofia Loren, Enzo De Caro, Margareth Madè.

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.