Hapet muzeu i parë botëror i lumturisë
Muzeu i parë i lumturisë në botë do të hapë dyert këtë shtator në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithëse Muzeu i Lumturisë ka qenë një organizatë jofitimprurëse për dy vitet e fundit, anëtarët e organizatës nuk kanë pasur vend të përhershëm. Ekipi vullnetar ka organizuar me rradhë ngjarje, orë mësimi, punëorkshope, evente në të cilat kanë marrë pjesë njerëz nga mbarë bota.
Pas ngritjes me suksese të njëpasnjëshme organizata do të hapë muzeun fizik në Shtëpinë e Arlingtonit në hotelin më të madh të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në Camden të Londrës.
“Tre vjet më parë, Muzeu i Lumturisë ishte një ide e diskutuar gjatë shëtitjeve verore rreth Hyde Park. Dëshirojmë të ofrojmë një vend të shenjtë ku njerëzit e të gjitha moshave dhe prejardhjeve mund të vijnë së bashku për t’u ndjerë të sigurt, paqësorë,të lumtur e të mësojnë për mirëqenien e tyre “, thotë ekipi i muzeut.
Një vit më vonë, ekuipazhi i lumturisë filloi të mbante ëorkshope për të gjitha llojet e gjërave, yoga që të bën për të qeshur, mësime kitareje, art, vallëzim.
“Njerëz nga e gjithë bota po vinin në eventet tona dhe pyesnin vazdimisht: ‘Ku është muzeu i lumturisë si obekt? Unë dua të sjell miqtë e mi javën e ardhshme! ” Ata ishin të mbështetur në një derë, e cila nuk ishte tamam e madhe për imazhin tonë!”. Në shtator do të hapet zyrtarisht muazeu i lumturisë, aty ku do zhvillohen aktivitete mjaft qetësuese dhe të vlefshme.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
