“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”
07/03/2018 Shpërndaje

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”

Gjergj Çakalli;Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë. Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve. Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij. Ëndrra fillon me një mësues i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër, nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘’e vërteta”.

Ai njeri që i bënë të lehta gjërat e vështira është vetëm mësuesi. Mësuesi është përhapësi i dritës. Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i cmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët. Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë. Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri. Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vet.

Të nderuar e të respektuar,mësuesit tonë,kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin ditën tuaj. Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe, të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët dhe detyra jonë është ta përcjellim ashtu të paster tek brezat e ardhshëm. Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithë zemër ju urojmë Gëzuar festën tuaj 7 Marsin, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë në të mirë të kombit e të atdheut tonë të shtrenjtë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.