Gruaja themelon organizatë që shpërndan letra frymëzimi pasi u diagnostifikua me kancer
Mund të ketë shumë sfida që vijnë nga lufta kundër kancerit, por sipas një organizate bamirëse, një letër mund të jetë një ndihmë e madhe në kapërcimin e këtyre pengesave.
Girls Love Mail është një organizatë jofitimprurëse që u kërkon të huajve të shkruajnë letra dashurie dhe inkurajimi për pacientët me kancer gjiri.
Që kur shoqata e bamirësisë u lancua në gusht të vitit 2011, mbi 125.000 letra u janë dërguar pacientëve me kancer në të gjithë botën. Shkruesit e letërave janë nga klasa e katërt deri ne 90 vjeç në të gjithë SHBA-në, plus Kanada, Japoni, Gjermani, Kore, Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Australi, Maltë dhe Holandë.
Pavarësisht nga formimi i autorit, personat që kanë marrë letra kanë qenë mirënjohës për mesazhet suportuese.
“Kam marrë një shënim nga një i huaj dhe ajo që shkruhej ishte kaq e fuqishme. Tani e mbaj letrën në tryezën time dhe e lexoj çdo natë para se të fle për të fituar forcë. Unë jam i habitur nga mirësia në këtë botë”, thotë një pacient.
Themeluesja e fondacionit Girls Love Mail, Gina Mulligan, thotë se ideja për krijimin e një shoqate bamirësie lindi pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2009. Në atë kohë, autorja ishte duke punuar për një roman që përbëhej tërësisht nga letrat dhe atëherë ajo filloi të marrë qindra dëshira dhe karta të shkruara me dorë në postë.
“Letrat ishin të gjitha rreth meje dhe kuptova se letrat janë një dhuratë e çmuar dhe kanë fuqinë të shërojnë”, thotë Gina.
Ajo pastaj filloi këtë projekt me qëllim krijimin e letrave të mjaftueshme për t’ja dërguar çdo gruaje të diagnostifikuar me kanceri gjiri.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



