Kthimi i çelësit të humbur
11/08/2018 Shpërndaje

Kthimi i çelësit të humbur

Unë isha duke ngarë biçikletën në një rrugë në Boulder, Kolorado. Sapo kisha mbaruar 10 orë punë, kështu që nuk po planifikoja asgjë shumë të fuqishme. Pasi i dhashë biçiletës reth 2 milje kaloi një grup tjetër çiklistësh, dhe pas tyre, unë shoh një çelës. E mora dhe pashë se ishte një stil i ri i çelësave Jeep. U ktheva dhe u përpoqa të kap grupin, por nuk isha në formë plus që ishte dhe tatëpjetë.

Më humbën nga sytë, kurrë nuk i pashë përsëri. Kam bërë gjithë rrugën përsëri me makinën time, duke pyetur njerëzit nëse u kishte rënë një çelës. Pa fat. Unë isha shumë i lodhur, kështu që vendosa çelësin në fillim të shtegut. Mendova, mirë, nuk kam asgjë më të mirë për të bërë, kështu që fillova sërish të ndjek gjurmët e tyre, duke menduar se shkuan në drejtimin tjetër.

Shkova rreth 4 milje poshtë duke i kërkuar. Pa fat sërish. Tani u ktheva pas me çelësin me vete. Në këtë pikë hoqa dorë dhe vendosa të postoj në internet që kam gjetur një çelës. U ktheva prapa malit. Kalova aty ku kisha parkuar më herët, kalova të gjitha mjetet që kisha parë kur ecja me biçikletë. Ndalesa e fundit, pashë një vajzë të ulur në parakolpin e një Jeep Ërangler.

Shtypa frenat dhe parkova pas makinës së vajzës. Unë mund të them se ajo kishte qarë. Ajo ishte aq mirënjohëse, dhe më dha një përqafim përmes dritares. Ndërsa unë vetëm i thashë që s’ka asnjë problem dhe që shpresoja se do ta gjeja. Aventura e çelësit të humbur e ka ndihmuar shumë gjendjen time mendore sot dhe unë jam aq i lumtur që nuk lashë në shteg.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.