Greqia i paraprin sezonit veror, nisin ofertat turistike
Sektori i turizmit në Greqi ka nisur ofertat për të tërhequr turistë para vendeve konkurente si Turqia dhe Spanja. Pas krizës së shkaktuar nga pandemia, tashmë shqetësimet lidhen me mungesën e qindra mijëra turistëve rusë si pasojë e luftës në Ukrainë
Greqia ka vendosur të nisë shumë shpejt sezonin turistik me shpresën për të paraprirë konkurencën dhe të tërheqë turistë nga vendet e Europës veriore. Një strategi që duket se funksionon sipa ministrit grek të turizmit Vasilis Kikilias. Ky i fundit u shpreh se të dhënat tregojnë një numër të kënaqshëm turistëssh në qytete kryesore si Athinë e Selanikë por dhe në zona të tjera, gjatë festës së pashkëve.
Qeveria e Athinës synon të favorizojë rimëkëmbjen e sektorit turistik pas dy sezoneve të kushtëzuara rëndë nga pandemia e Kovid 19. Në vitin 2020 turistët u reduktuan me 30% në krahasim me 2019. Këtë vit shqetësimi lidhet me mungesën e qindra mijërave turistëve rusë, për të cilët vendi prej vitesh është ndër ndalesat e preferuara. Por dhe rritja e cmimeve që mund tëreduktojë fuqinë blerëse të familjeve europiane duke i detyruar të kursejnë tek pushimet.
Sipas presidentit të Shoqatës së sipërmarrjeve turistike greke, gjithësesi për momentin të dhënat nga GOOGLE tregojnë se kërkimet për vende turistike në Greqi janë rritur në mënyrë domethënëse në vende si Mbretëri e Bashkuar dhe Gjermani.
Qeveria greke ka ndarë 800 milion euro ndihma shtetërore për të mbështetur sipërmarrjet turistike të prekura nga kriza shëndetësore dhe që aktualisht shpresojnë të mund të ecin vetë përpara.
Si cdo vit, në muajt e pranverës dhe të verës, përballë Greqisë është konkurrenca e Turqisë dhe Spanjës, të cilat kërkojnë të tërheqin turistë nga vendet e Europës veriore duke ofruar cmime të njëjta me Greqinë
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
